Page 67 - Demo
P. 67


                                    Art muzikor 965Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Teksti nxënësit, Art muzikor 9, QR code, CD, mjete të tjera për të punuar.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Shkencat dhe mjedisi; artetPërcaktimi i njohurive nga lëndët e tjera dhe ndërthurja e tyre me konceptet e marra nga njohuritë muzikore për ngjarje në situata dhe kontekste të ndryshme historiko-kulturore.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve - (5 minuta)Mësimi fillon me një veprimtari konkrete (brainstorming), përmes dëgjimit të disa fragmenteve muzikore, gjatë 20-30 sekondave nga kompozitorë të periudhës Barok. Vendosen CD me fragmente muzikore ku nxënësit identifikojnë veprën apo kompozitorin. Ata/ato flasin rreth njohurive që kanë për këto vepra ose përfaqësues.Ndërtimi i njohurive të reja -(30 minuta)Veprimtaria mësimore vazhdon më tej, me një teknikë Harta e të pyeturit ku mësimdhënësi paraqet lloje të ndryshme veprash muzikore, dhe u kërkon nxënësve/eve të flasin rreth veprave muzikore që dëgjojnë. Vazhdohet me dëgjimin e disa fragmenteve muzikore dhe nxënësit dëgjojnë vepra 4 Stinët/oratorio Mesiahose Tokata në D minor, etj.Ata flasin rreth përjetimit emocional dhe dëgjimor ndaj këtyre veprave, duke sjellë edhe fakte mbi kompozitorët.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: (10 minuta)Përsëritin njohuritë e marra mbi instrumentet muzikore nëpërmjet teknikës Diagrama e Venit ku vendosen dy kompozitorë të Barokut,duke diskutuar veçantat dhe të përbashkëtat e tyre. Përgjigjet mund të jenë të ndryshme bazuar në:- Violina- Kombësia- Format muzikore të krijuaraVlerësimi i nxënësve:Është demonstrim i rezultateve të arritura të nxënësve në:N2: identifikimin e veprave muzikore të krijuara nga kompozitorë të ndryshëm, gjatë periudhës Barok përmes dëgjimit;N3: shpjegimin e karakteristikave të veprave muzikore të krijuara gjatë periudhës Barok nga përfaqësues të ndryshëm;N4: çmojnë kompozitorin dhe veprën muzikore që i pëlqen më shumë, duke argumentuar atë;N4: prezantimin e punës mbi krijuesit më të njohur të muzikës të krijuar gjatë periudhës Barok.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit të dëgjojnë kompozime nga veprat e krijuesve të ndryshëm të periudhës Barok përdorimin e mediave (QR code, DVD, CD, magnetofon), grumbullojnë ato dhe prezantojnë punën e vet.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMOREDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71