Page 7 - Demo
P. 7


                                    Art muzikor 95I. HYRJEMuzika kontribuon në zhvillimin fizik, emocional, intelektual, social dhe estetik të të rinjve, pra në formimin e gjithanshëm, e posaçërisht në formimin kulturor të tyre duke e pasuruar botën e tyre shpirtërore, identitetin dhe personalitetin. Me gjuhën universale të cilën e kuptojnë të gjithë njerëzit pa dallim race, gjinie, e moshe, muzika i ndihmon nxënësit të kuptojnë dukuritë dhe proceset muzikore, për t’i shfrytëzuar ata për komunikim dhe shprehje artistike në kontekste të ndryshme.Si aktivitet shoqëror, që në zanafillën e paraqitjes së saj, muzika është mediumi që mundëson aktivitete të përbashkëta në grup, ku kërkohet bashkëpunimi në realizimin e këngëve, pjesëve muzikore me instrumente etj., duke u mundësuar nxënësve që të zhvillojnë shkathtësitë e ndryshme muzikore, krahas zhvillimit të kompetencave të tjera të përgjithshme.Lënda Art muzikor në klasën e nëntë synon të:- zhvillojë prirjet dhe zhvillojë shkathtësitë muzikore të nxënësve sipas interesimit dhe dispozitave individuale - veshin muzikor, këndimin, luajtjen në instrumente etj.;- pasurojë “fjalorin’” e termave dhe të koncepteve bazike të gjuhës muzikore, për të mundësuar komunikimin artistik;- zhvillojë më thellë njohuritë e nxënësve për ritmin, melodinë, harmoninë, format muzikore, instrumentet, institucionet, krijuesit dhe performuesit;- aftësojë nxënësit që të kultivojnë dëgjimin aktiv muzikor dhe të çmojnë e vlerësojnë krijimtarinë muzikore (kombëtare dhe botërore) të stileve dhe zhanreve të ndryshme muzikore;- nxit nxënësit që të zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese muzikore;- promovojnë krijuesit dhe performuesit, institucionet dhe ngjarjet e rëndësishme muzikore.II. STILET E TË NXËNIT, PJESË E PLANIFIKIMIT TË MËSIMDHËNIES DHE ZHVILLIMIT TË ARTIT MUZIKOR, KLASA IX.Planifikimi i punës mësimore dhe procesi i mësimdhënies është një fazë, e cila kërkon të japë njohuritë e duhura nxënësit, të nxitë nevojat e tyre, interesat dhe mënyrat e tyre të të mësuarit. Procesi mësimor do të ketë rezultate të suksesshme, nëse nxënësit janë të nxitur për të nxënë dhe ku secili nxënës mëson sipas një mënyre individuale apo të njohur në literaturën pedagogjike si stile të të nxënit. Disa nxënës mësojnë përmes perceptimit, të tjerë mësojnë duke analizuar apo reflektuar, disa përmes të parit dhe të dëgjuarit, disa mësojnë vetëm, të tjerë mësojnë në grupe, disa mësojnë në tërësi përmbajtjen mësimore, ndërsa të tjerë e ndajnë atë në pjesë më të vogla logjike. Krahas këtyre përcaktimeve të të nxënit, janë mësimdhënësit, të cilët gjatë përdorimit të strategjive dhe metodave të mësimdhënies në procesin mësimor, nxjerrin në pah artin dhe mjeshtërinë e tyre, por edhe vënë në zbatim përmes stileve të të nxënit këto metoda. Mësimdhënësit në mësimin e muzikës duhet të përdorin më shumë demonstrimin, bisedën, lojën me role, kllasterin, brainstorming, hartën e koncepteve, pyetje për pyetjen, diskutimet. Për të pasur sukses në procesin mësimor, duhet patjetër që mësimdhënësi të zbatojë stilet e të nxënit, duke njohur më parë mënyrat se si mësojnë nxënësit, pikëmbështetje për planifikimin e punës mësimore, përputhshmërisë së stileve të të nxënit dhe përdorimit të metodave apo teknikave të mësimdhënies në varësi të stileve të përdorura. Stilet e të nxënit, nëpërmjet metodave dhe teknikave të mësimdhënies përmbush detyra të rëndësishme të mësimdhënies. Kështu:II.1. Stili i të nxënit pamor, është kur nxënësi e përvetëson përmbajtjen mësimore me anën e shqisës së të parit. Në këtë rast mësimi konkretizohet, duke përdorur mjete mësimore, si: fotografi, grafikë, piktura, ngjyra, ilustrime, instrumente muzikore, DVD (ku ndërthuret edhe stilin dëgjimor). Të nxënit përmes të parit zhvillohet nga veprimtari të organizuara nga mësuesi ku kërkohet përqendrimi i nxënësve në:- Vëzhgimin e materialeve të vendosura për të memorizuar apo për të kujtuar një ndodhi, një ngjarje, një situatë të caktuar në kontekstin e temës mësimore.
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11