Page 73 - Demo
P. 73


                                    Art muzikor 971PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve - (5 minuta)Ora mësimore zhvillohet nëpërmjet krijimit të një situate ndërvepruese përmes brainstorming (dëgjim i fragmentit muzikor të shkëputur nga “Simfonia nr, 3, Heroike” e Bethovenit, ku mësuesi nxit nxënësit të përcaktojnë shkurtimisht përjetimin muzikor, por edhe një fakt interesant nga njohuritë që ke marrë në lëndën e historisë rreth Revolucionit Francez. Nxënësit diskutojnë në lidhje me të dhe dëgjojnë mendimin e njëri-tjetrit.Ndërtimi i njohurive të reja -(30 minuta)Njohuritë ereja fillojnë me hartën e mendjes duke vendosur fjalë kyçe: klasicizëm.Mësuesi bashkë me nxënësit shkruan disa të dhëna lidhur me periudhën e klasicizimit duke mbledhur të dhëna lidhur mekëtë periudhë. Më pas, mësimdhënësi fillon:• shpjegimin mbi zhvillimin e muzikës gjatë periudhës së klasicizmit, përfaqësuesve dhe llojit të muzikës që u zhvillua.• shpjegimin gjinive dhe formave muzikore si opera bufa dhe opera seria, sonata, simfonia etj., përmes dëgjimit të tyre.• shpjegimin të karakteristikave të secilës nga format muzikore dhe gjinive muzikore;• nxitjen e nxënësve për të bërë krahasimin midis gjinive dhe formave muzikore të ndryshme;• nxitjen dhe drejtimin për kërkimin dhe gjetjen e informacioneve shtesë mbi muzikën e kësaj periudhe nga interneti, dhe prezantimin e tyre në klasë.Reflektimi: (10 minuta)Përsëritin njohuritë e marra mbi format muzikore të periudhës së Klasicizmit.Mund të zhvillohet edhe përmes Diagramës së Venit.Vlerësimi i nxënësve:Është demonstrim i rezultateve të arritura të nxënësve në:N2: kuptimin e termave Barok, forma muzikore, koncerto grosso, opera, balet etj.;N3: shpjegimin e zhvillimit të muzikës gjatë periudhës së Barokut, duke u ndalur në momentet kryesore të kësaj periudhe;N4: gjykimin e dy veprave muzikore të periudhës së Barokut duke nxjerrë në pah karakteristikat.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit të dëgjojnë dy kohë nga Stinët e Vivaldit, koncerto grosson (Pranvera dhe dimri) dhe krijojnë një përjetim të vetin për ta vendosur në portofol.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMOREDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.
                                
   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77