Page 74 - Demo
P. 74


                                    Libër për mësuesin/en72ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IX (nëntë)Konceptet: Muzika dhe shoqëriaTema “ Krijues dhe performues”Rezultati i të nxënit të temës:1. analizon dhe krahason rrethanat shoqërore historike që kane ndikuar në zhvillimin e stileve te ndryshme muzikore;2. njeh krijuesit dhe performuesit e veprave muzikore artistike që dëgjojnë, nga literatura botërore e periudhave dhe stileve të ndryshme dhe nga krijimtaria kombëtare. 3. njeh, analizon dhe krahason veprat muzikore të dëgjuara, sipas karakteristikave themelore: formës, tonalitetit, stilit, periudhës, gjinisë/llojit, formacionit interpretues dhe krijuesve të tyre.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.3. Të shprehurit kulturor nëpërmjet simboleve, shenjave dhe shprehjeve të tjera artistike.I.8. Shprehja e tolerancës dhe bashkëndjesisë në komunikim.II.7 Vlerësimi dhe vetëvlerësimi.III.4. Identifikimi dhe përpunimi i informacioneve në mënyrë të pavarur, efektive dhe të përgjegjshme.III.5. Mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive.IV.1. Paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar zotësitë që posedon.V.2. Dëshmim i vetëbesimit.VI.4. Përgjegjësi për çështje dhe interesa të përgjithshme publike dhe pjesëmarrje e përgjegjshme qytetare.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):RNF. 3.Nxënësit kuptojnë zhvillimin dhe ndikimin e artit në shoqëri dhe anasjelltas në kontekstin historik, social dhe kulturor3.1. njeh në mënyrë më të kompletuar kryeveprat artistike në nivel kombëtar dhe botëror; 3.2. demonstron të kuptuarit e ndërlidhjes në mes zhvillimeve shoqërore në periudha të ndryshme kohore dhe ndikimit në stilet, zhanret, format, formacionet dhe elementet shprehëse artistike (p.sh., baroku, klasikja, romantizmi etj., dhe karakteristikat dalluese ose specifikat e krijimtarisë artistike muzikore, figurative në këto stile). 3.3. prezanton disa nga përfaqësuesit më të spikatur të stileve e periudhave artistike në nivel global dhe lokal e kombëtar.RNF.4.Nxënësit aplikojnë gjykim dhe vlerësim kritik të veprave artistike në muzikë, arte pamore, art dramatik dhe vallëzim, duke u bazuar në të kuptuarit e filozofisë së artit dhe parimet estetike.1.1.Çmon dhe vlerëson krijimet artistike vetjake dhe të të tjerëve duke analizuar formën, elementet shprehëse dhe mënyrat e teknikat e përdorimit të tyre në funksion të shprehjes artistike. 1.2.Përjeton, analizon dhe vlerëson në mënyrë kritike elementet karakteristike dalluese të kryeveprave artistike të trashëgimisë kulturore dhe artistike (muzikore, pamore, dramë, vallëzim) në kontekst kombëtar dhe më të gjerë. 1.3.Çmon diversitetin kulturor ne rajon dhe më gjerë.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: “Përfaqësues dhe vepra muzikore”Fjalët kyçe: vepra muzikore, krijimtari artistike
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78