Page 75 - Demo
P. 75
Art muzikor 973Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: • identifikon vepra muzikore të krijuara nga kompozitorë të ndryshëm, gjatë periudhës së klasicizmit përmes dëgjimit;• shpjegon karakteristikat e veprave muzikore të krijuara gjatë periudhës së klasicizmit;• shfaq parapëlqimin e vet për kompozitorin dhe veprën muzikore që i pëlqen më shumë, duke dëgjuar dhe argumentuar atë;• sjell informacione për krijuesit dhe interpretuesit më të njohur të muzikës të krijuar gjatë periudhës së klasicizmit;• respekton dhe vlerëson mendimin e shokëve/shoqeve.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Teksti nxënësit, Art muzikor 9, CD, mjete të tjera për të punuar.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Shkencat dhe mjedisi; artetPërcaktimi i njohurive nga lëndët e tjera dhe ndërthurja e tyre me konceptet e marra nga njohuritë muzikore për ngjarje në situata dhe kontekste të ndryshme historiko-kulturore.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve - (5 minuta)Mësimi fillon me një veprimtari konkrete një teknikë “Harta e të pyeturit” ku mësimdhënësi paraqet emra të kompozitorëve nga klasicizmi dhe u kërkon nxënësve/eve të flasin rreth tyre.Ndërtimi i njohurive të reja -(30 minuta)Veprimtaria mësimore vazhdon më tej, me dëgjimin e veprave të përzgjedhura nga mësimdhënësi ose të sugjeruara nga teksti i nxënësit.Veprat e sugjeruara janë:- fragmenti muzikor nga vepra “Serenata nr. 5” e F. J. Hajden.- aria “Mbretëresha e natës” nga opera “Flauti magjik” e V. A. Moxart.- fragmenti muzikor nga “Sonata nr. 3 për piano” e L. V. BethovenAta flasin rreth përjetimit emocional dhe dëgjimor ndaj këtyre veprave, duke sjellë edhe fakte mbi kompozitorët apo interpretuesit.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: (10 minuta)Përsëritin njohuritë e marra mbi instrumentet muzikore nëpërmjet teknikës Diagrama e Venit ku vendosen dy kompozitorë të Klasicizmit, duke diskutuar veçantat dhe të përbashkëtat e tyre.Përgjigjet mund të jenë të ndryshme:MOXART KOMPOZITORËBETHOVENHAJDENSINFONI ME KOR BETHOVEN OPERA FIDELIO

