Page 8 - Demo
P. 8


                                    Libër për mësuesin/en6- Vëzhgimin e materialeve të vendosura për të nxitur diskutimin apo për të verifikuar njohuritë e marra më parë. II.2. Stili i të nxënit dëgjimor është kur nxënësi e përvetëson përmbajtjen mësimore me anën e shqisës së dëgjimit. Këta nxënës përvetësojnë më mirë dhe më lehtë njohuritë nëpërmjet dëgjimeve të fragmenteve muzikore, improvizime përmes lëvizjeve trupore, krijimeve nëpërmjet përjetimit nga dëgjimi i muzikës ku bëhen krijime të ndryshme dhe diskutohet për to. Të nxënit përmes dëgjimit zhvillohet nga veprimtari të organizuara nga mësuesi ku kërkohet përfshirja e nxënësve në:- dëgjimin e muzikës dhe edukimin e përqendrimit për të dëgjuar muzikë;- dëgjimin e muzikës dhe mësimin e këngëve për fëmijë apo këngëve lojë dhe diskutimin në lidhje me tekstin dhe melodinë e këngës;- dëgjimin e muzikës dhe improvizimin përmes lëvizjeve trupore apo vizatimit në kontekstin e temës mësimore;- dëgjimin e muzikës dhe nxitjen e bisedave apo diskutime në lidhje me fragmentin muzikor që dëgjon;- dëgjimin e muzikës dhe prezantimin e krijimeve të ndryshme të krijuara nën përjetimin e muzikës.II.3. Stili i të nxënit kinestetik, është kur nxënësi përvetëson përmbajtjet mësimore në mënyrë aktive, duke vepruar, luajtur, shkruar, vizatuar etj. Këta nxënës janë më të suksesshëm nëse:>	e prekin dhe e ndiejnë përmbajtjen mësimore;>	përdorin pjesët trupore dhe ndjenjat;>	përdorin gjuhën e ndjenjave. Përmes stileve të të nxënit nxënësit zhvillojnë prirje dhe shkathtësi të ndryshme p.sh.: bashkëveprimi në lojëra të ndryshme muzikore, apo aktivitete në grup, performime muzikore dhe kërcime në shfaqjet skenike, kërcim apo teatër, biseda në lidhje me temën e mësimit etj. Të tria këto stile harmonizohen dhe ndihmojnë çdo mësimdhënës të planifikojë veprimtari të larmishme mësimore muzikore, duke i përdorur ato përmes teknikave dhe metodave të mësimdhënies. Disa veprimtari muzikore që kanë të bëjnë me procesin e mësimit të muzikës ku ndihmojnë dhe stilet e të nxënit janë:1) Mësimi i këngëve bën pjesë në stilin e të nxënit pamor, dëgjimor por edhe kinestetik, sepse këngët duhet:- të mësohen;- të këndohen duke respektuar të gjitha kërkesat e këndimit dhe repertori i sugjeruar për t’u mësuar;- të shoqërohet edhe me instrumente muzikore/popullore;- të shoqërohet me lëvizje trupore.2) Në fushën e lojës me instrumente muzikore mësuesi bashkëpunon dhe synon vënien në përdorim të funksionit të muskujve të duarve gjatë luajtjes në instrument muzikor duke i angazhuar nxënësit në përdorimin e instrumenteve muzikore popullore shqiptare të ngjashme edhe me instrumentet ORF për shoqërimin e këngëve që këndojnë. 3) Dëgjimi muzikorbën pjesë në stilin e të nxënit dëgjimor, por edhe pamor, sepse edukon përqendrimin dhe vëmendjen ndaj dëgjimit të muzikës, dhe memorizimin e njohurive muzikore në përjetimin e muzikës përmes veprave muzikore shqiptare dhe ato botërore. Metodat dhe teknikat e mësimdhënies për të përmbushur stilet e të nxënit në muzikë janë të shumta, dhe i japin mundësinë çdo nxënësi të shfaqë dhe të zhvillojë potencialin muzikor dhe artistik, që zotëron brenda vetes. Organizimi i mirë i procesit të mësimit të muzikës do të thotë që nxënësit të vendosen në situata konkrete dhe praktike, ku ata zbulojnë, kuptojnë, krijojnë dhe performojnë muzikën nëpërmjet përdorimit të mjeteve të larmishme artistike. Metodat dhe teknikat e mësimdhënies për të përmbushur stilet e të nxënit në muzikë janë të shumta, dhe i japin mundësinë çdo nxënësi të shfaqë dhe të zhvillojë potencialin muzikor dhe artistik, që zotëron 
                                
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12