Page 80 - Demo
P. 80


                                    Libër për mësuesin/en78PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve - (5 minuta)Ora mësimore zhvillohet nëpërmjet krijimit të një situate ndërvepruese përmes brainstorming (vendosja e dy fotografive apo shkrimi i emrave të dy muzikantëve) ku mësimdhënësi nxit nxënësit të flasin rreth asaj që dinë rreth tyre. Nxënësit diskutojnë në lidhje me të dhe dëgjojnë mendimin e njëri-tjetrit.Ndërtimi i njohurive të reja - (30 minuta)Njohuritë e reja fillojnë me një diskutim dhe shikim fotosh të instrumentistëve të ndryshëm kosovarë (Blerim Grubi, Visar Kuçi dhe Venera Kajtazi).Pasi mbledh të dhënat nga nxënësit, mësimdhënësi fillon:• shpjegimin mbi veprimtarinë koncertore të instrumentistëve kosovarë.• diskutimin mbi interpretimin nga koncerte të ndryshme të instrumentistëve kosovarë.• nxitjen e nxënësve për të bërë krahasimin mbi interpretimin e instrumentistëve kosovarë;• nxitjen dhe drejtimin për kërkimin dhe gjetjen e informacioneve shtesë mbi veprimtari të ndryshme të instrumentistëve kosovarë nga interneti, dhe prezantimin e tyre në klasë.Reflektimi: (10 minuta)Përsëritin njohuritë e marra për instrumentistët kosovarë.Vlerësimi i nxënësve:Është demonstrim i rezultateve të arritura të nxënësve në:N2: Njohjen me jetën dhe veprimtarinë e instrumentistëve kosovarë.N3:Shpjegimin mbi interpretimin nga koncerte të ndryshme të instrumentistëve kosovarë.N4: Krahasimin duke gjykuar mbi interpretimin në koncerte të ndryshme të instrumentistëve kosovarë.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit të dëgjojnë dy himne dhe krijojnë një vlerësim të vetin për ta vendosur në portofol.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMOREDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84