Page 82 - Demo
P. 82


                                    Libër për mësuesin/en80Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Artet, gjuha dhe letërsia, historia dhe gjeografiaLidhja e njohurive muzikore të periudhës së romantizmit me politikën, me artet, me letërsinë.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve - (5 minuta)Ora mësimore zhvillohet nëpërmjet krijimit të një situate ndërvepruese përmes brainstorming (dëgjim i fragmentit muzikor të shkëputur nga “Vallet hungareze” të kompozitorit Johanes Brahms ku mësuesi nxit nxënësit të përcaktojnë shkurtimisht përjetimin muzikor. Nxënësit diskutojnë në lidhje me të dhe dëgjojnë mendimin e njëri–tjetrit.Ndërtimi i njohurive të reja -(30 minuta)Njohuritë e reja fillojnë me një hartë të mendjes, duke vendosur fjalë kyçe:Mësuesi bashkë me nxënësit shkruan disa të dhëna lidhur me periudhën e romantizmit, duke mbledhur të dhëna lidhur me këtë periudhë. Më pas, mësimdhënësi fillon:• shpjegimin mbi zhvillimin e muzikës gjatë periudhës së romantizmit, përfaqësuesve dhe llojit të muzikës që u zhvillua;• shpjegimin gjinive dhe formave muzikore përmes dëgjimit të tyre;• shpjegimin të karakteristikave të secilës nga format muzikore dhe gjinive muzikore;• nxitjen e nxënësve për të bërë krahasimin midis gjinive dhe formave muzikore të ndryshme;• nxitjen dhe drejtimin për kërkimin dhe gjetjen e informacioneve shtesë mbi muzikën e kësaj periudhe nga interneti, dhe prezantimin e tyre në klasë.Reflektimi: (10 minuta)Përsëritin njohuritë e marra mbi format muzikore të periudhës së romantizmit.Mund të zhvillohet edhe përmes DDM. Ata plotësojnë fishën me njohuritë e marra mbi Romantizmin.Vlerësimi i nxënësve:Është demonstrim i rezultateve të arritura të nxënësve në:N2: kuptimin etermave romantizëm, muzikë instrumentale, muzikë vokale etj.;N3: shpjegimin e zhvillimit të muzikës gjatë periudhës së romantizmit, duke u ndalur në momentet kryesore të kësaj periudhe;N4: gjykimin e dy veprave muzikore të periudhës së romantizmit,duke nxjerrë në pah karakteristikat;DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit të dëgjojnë Nokturn nga Shopen dhe krijojnë një përjetim të vetin për ta vendosur në portofol.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMOREDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86