Page 83 - Demo
P. 83
Art muzikor 981ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IX (nëntë)Konceptet: Muzika dhe shoqëriaTema “Krijues dhe performues”Rezultati i të nxënit të temës:1. njeh krijuesit dhe performuesit e veprave muzikore artistike që dëgjojnë, nga literatura botërore e periudhave dhe stileve të ndryshme dhe nga krijimtaria kombëtare;2. njeh, analizon dhe krahason veprat muzikore të dëgjuara, sipas karakteristikave themelore: formës, tonalitetit, stilit, periudhës, gjinisë/llojit, formacionit interpretues dhe krijuesve të tyre;3. shprehet për karakteristikat e veprës muzikore (formën, llojin, zhanrin përmbajtjen) me komentim, me shkrim, forma vizuale, prezantim me teknologji bashkëkohore.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.3. Të shprehurit kulturor nëpërmjet simboleve, shenjave dhe shprehjeve të tjera artistike.I.8. Shprehja e tolerancës dhe bashkëndjesisë në komunikim.II.7 Vlerësimi dhe vetëvlerësimi.III.4. Identifikimi dhe përpunimi i informacioneve në mënyrë të pavarur, efektive dhe të përgjegjshme.III.5. Mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive.IV.1. Paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar zotësitë që posedon.V.2. Dëshmim i vetëbesimit.VI.4. Përgjegjësi për çështje dhe interesa të përgjithshme publike dhe pjesëmarrje e përgjegjshme qytetare.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):RNF. 3.1. Identifikon dhe emërton vepra artistike dhe krijues, artistë të shquar nga krijimtaria popullore dhe artistike kombëtare e botërore të periudhave të ndryshme.RNF.4.Nxënësit aplikojnë gjykim dhe vlerësim kritik të veprave artistike në muzikë, arte pamore, art dramatik dhe vallëzim, duke u bazuar në të kuptuarit e filozofisë së artit dhe parimet estetike.1.1.Çmon dhe vlerëson krijimet artistike vetjake dhe të të tjerëve duke analizuar formën, elementet shprehëse dhe mënyrat e teknikat e përdorimit të tyre në funksion të shprehjes artistike. 1.2.Përjeton, analizon dhe vlerëson në mënyrë kritike elementet karakteristike dalluese të kryeveprave artistike të trashëgimisë kulturore dhe artistike (muzikore, pamore, dramë, vallëzim) në kontekst kombëtar dhe më të gjerë. 1.3.Çmon diversitetin kulturor ne rajon dhe më gjerë.ASPEKTET SPECIFIK E TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: “Përfaqësues dhe vepra muzikore”Fjalët kyçe: vepra muzikore, krijimtari artistike.Rezultati/ete të nxënit për orë mësimore: • identifikon vepra muzikore të krijuara nga kompozitorë të ndryshëm, gjatë periudhës së romantizmit përmes dëgjimit;• shpjegon karakteristikat e veprave muzikore të krijuara gjatë periudhës së romantizmit;• shfaq parapëlqimin e vet për kompozitorin dhe veprën muzikore që i pëlqen më shumë, duke dëgjuar dhe argumentuar atë;

