Page 84 - Demo
P. 84


                                    Libër për mësuesin/en82•	 sjell informacione për krijuesit dhe interpretuesit më të njohur të muzikës të krijuar gjatë periudhës së romantizmit;•	 respekton dhe vlerëson mendimin e shokëve/shoqeve.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Teksti nxënësit, Art muzikor 9, CD, mjete të tjera për të punuar.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Shkencat dhe mjedisi; artetPërcaktimi i njohurive nga lëndët e tjera dhe ndërthurja e tyre me konceptet e marra nga njohuritë muzikore për ngjarje në situata dhe kontekste të ndryshme historiko-kulturore.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve - (5 minuta)Mësimi fillon me një veprimtari konkrete një teknikë “Harta e të pyeturit” ku mësimdhënësi paraqet emra të kompozitorëve nga romantizmi dhe u kërkon nxënësve/eve të flasin rreth tyre. Ndërtimi i njohurive të reja -(30 minuta)Veprimtaria mësimore vazhdon më tej, me dëgjimin e veprave të përzgjedhura nga mësimdhënësi ose të sugjeruara nga teksti i nxënësit.Veprat e sugjeruara janë:•	 fragmentin muzikor nga “Serenata” e F. Shubertit dhe përshkruaj ndjesitë që të krijohen.•	 fragmentin muzikor nga “Nokturn op. 9 nr. 2” të F. Shopen .•	 fragmentin muzikor nga suita “Liqeni i mjelmave” të P. I. Çajkovski.•	 fragmentin “Campanela” nga F. List.Nxënësit flasin rreth përjetimit emocional dhe dëgjimor ndaj këtyre veprave, duke sjellë edhe fakte mbi kompozitorët apo interpretuesit.Nxënësit krahasojnë dy vepra muzikore tëtë njejtës gjini, nga kompozitorë të ndryshëm.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: (10 minuta)Përsëritin njohuritë e marra mbi instrumentet muzikore nëpërmjet teknikës Diagrama e Venit ku vendosen dy kompozitorë të Romantizmit, duke diskutuar veçantat dhe të përbashkëtat e tyre.Vlerësimi i nxënësve:Është demonstrim i rezultateve të arritura të nxënësve në:N2: identifikimin e veprave muzikore të krijuara nga kompozitorë të ndryshëm, gjatë periudhës së Romantizmit përmes dëgjimit;N3: shpjegimin e karakteristikave të veprave muzikore të krijuara gjatë periudhës së Romantizmit nga përfaqësues të ndryshëm;N4: çmojnë kompozitorin dhe veprën muzikore që i pëlqen më shumë, duke argumentuar atë;N4: prezantimin e punës mbi krijuesit më të njohur të muzikës të krijuar gjatë periudhës së Romantizmit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit të dëgjojnë kompozime nga veprat e krijuesve të ndryshëm të periudhës së Romantizmit përdorimin e mediave (DVD, CD, magnetofon), grumbullojnë ato dhe prezantojnë punën e vet;REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMOREDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.ÇAJKOVSKI ROMANTIZMI SHOPEN
                                
   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88