Page 85 - Demo
P. 85
Art muzikor 983ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IX (Nëntë)Konceptet: Krijimtaria dhe performanca artistikeTema: KëngëRezultati i të nxënit të temës:1. këndon dhe/ose interpreton në instrumente muzikore, individualisht ose në grup, këngë dhe melodi nga zhanre të ndryshme (artistike, popullore, muzikë e lehtë, muzikë e popullarizuar etj.) sipas tekstit notal dhe imitimit.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.3. Të shprehurit kulturor nëpërmjet simboleve, shenjave dhe shprehjeve të tjera artistike.I.8. Shprehja e tolerancës dhe bashkëndjesisë në komunikim.II.7 Vlerësimi dhe vetëvlerësimi.III.5. Mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive.IV.1. Paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar zotësitë që posedon.V.2. Dëshmim i vetëbesimit.VI.4. Përgjegjësi për çështje dhe interesa të përgjithshme publike dhe pjesëmarrje e përgjegjshme qytetare.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):RNF.1. Nxënësit, sipas prirjes, dispozitave dhe interesimit individual, zhvillojnë shkathtësi të ndryshme për interpretim artistik në aktivitete artistike muzikore, pamore, vallëzim, aktrim etj.RNF.4.Nxënësit aplikojnë gjykim dhe vlerësim kritik të veprave artistike në muzikë, arte pamore, art dramatik dhe vallëzim, duke u bazuar në të kuptuarit e filozofisë së artit dhe parimet estetike.• Çmon dhe vlerëson krijimet artistike vetjake dhe të të tjerëve duke analizuar formën, elementet shprehëse dhe mënyrat e teknikat e përdorimit të tyre në funksion të shprehjes artistike. ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Kënga “La donna e mobile”Fjalët kyçe: tekst i këngës, melodi, interpretim.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimoreNxënësi/ja:- komunikon qartë njohuritë muzikore, duke i lidhur ato me emocionet e këngëve që këndon;- këndon duke respektuar teknikën e këndimit përmes rregullave të përcaktuara;- interpreton këngën me ndjenjë dhe emocion;- respekton interpretimin dhe performimin e shokëve/shoqeve;- ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Teksti nxënësit: Art muzikor 9, CD, mjete të tjera për të punuar.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi Njohja me gjuhën e huaj dhe zhvillimi i aftësive gjuhësore dhe kulturore.

