Page 86 - Demo
P. 86


                                    Libër për mësuesin/en84PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (5 minuta)Mësimi fillon me një veprimtari bisedë me nxënësit, duke u kërkuar atyre të flasin lidhur me kompozitorin Xhuzepe Verdi.Diskutohet rreth kësaj teme.Ndërtimi i njohurive të reja (30 minuta)Vazhdohet puna me mësimin e këngës “La donna e mobile”, duke u mbështetur në stilin dëgjimor të të nxënit.Vendoset për dëgjim kënga dhe bëhet:>	dëgjimi i vijës melodike të aries në CD;>	procedura metodike - ushtrime zhvillimi të zërit (motive nga aria);>	demonstrimi i këngës nga mësimdhënësi dhe krijimi i gatishmërisë për të mësuar arien;>	këndimi i aries sipas melodisë që dëgjojnë nga CD – me vesh nga nxënësit;>	mësimi i melodisë së aries me rrokje neutral;>	mësimi i frazave të melodisë së këngës me solmizim;>	interpretimi dhe ndjekja e ritmit të aries në partiturë;>	këndimi i lartësive tonale dhe vendosja e tyre me gjatësi ritmike në pentagram;>	përvetësimi i këngës: Përsëritja e frazave, lidhja e tyre në tërësi më të mëdha, këndimi i të gjitha strofave;>	përkryerja artistike e aries: Këndimi me gjallëri emocionale, shqiptimi i qartë, tempi përkatës, ngjyrimi dinamik, shoqërimi instrumental.Reflektimi (10 minuta) Nxënësit mundohen ta këndojnë, duke e mësuaratë me vargje, strofë, duke e përsëritur të gjithë këngën disa herë deri në përvetësimin e mirë të saj. Ata këndojnë vetëm ose në grup për të parë sa mirë e kanë mësuar melodinë dhe tekstin e aries në ritëm dhe intonacion.VlerësimiVlerësimi i nxënësit/es do të bëhet për rezultatet e arritura në:N2: diskutimet që ai/ajo bën, duke lidhur njohuritë e tij/saj me arien;N2: këndimin korrekt të aries në ritëm dhe në intonacion, duke respektuar rregullat e këndimit;N3: interpretimin e aries me emocion;N4: bashkëpunimin dhe këndimin në grup, korrekt në ritëm dhe në intonacion.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit për dëgjimin (disa herë të aries) përshkrimin e përjetimit të tekstit dhe melodisë së saj.Udhëzohen nxënësit për krijimin e një eseje duke shpjeguar përjetime të ndryshme.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMOREDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.La donna è mobilequal piuma al vento,muta d’accentoe di pensiero.Sempre un amabile,leggiadro viso,in pianto o in riso,è menzognero.La donna è mobilqual piuma al vento,muta d’accentoe di pensier.
                                
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90