Page 88 - Demo
P. 88


                                    Libër për mësuesin/en86Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Shkencat dhe mjedisi; artetPërcaktimi i njohurive nga lëndët e tjera dhe ndërthurja e tyre me konceptet e marra nga njohuritë muzikore për ngjarje në situata dhe kontekste të ndryshme historiko-kulturore.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve - (5 minuta)Mësimi fillon me një veprimtari konkrete (brainstorming), përmes dëgjimit të disa fragmenteve muzikore, gjatë 20-30 sekondave nga interpretues dhe vepra të ndryshme instrumentale. Vendosen QR code, me fragmente muzikore që luhen me instrumente, të cilat nxënësit i identifikojnë kompozitorët. Ata/ato flasin rreth njohurive që kanë për këta artistë.Ndërtimi i njohurive të reja -(30 minuta)Veprimtaria mësimore vazhdon më tej, me një teknikë Harta e të pyeturit ku mësimdhënësi paraqet lloje të ndryshme veprash muzikore,dhe u kërkon nxënësve/eve të flasin rreth veprave muzikore që dëgjojnë të sugjeruara përmes tekstit të nxënësit.Vazhdohet me dëgjimin e veprave muzikore (muzikë filmi, apo vepra të tjera ). Ata flasin rreth përjetimit emocional dhe dëgjimor ndaj këtyre veprave, duke sjellë edhe fakte mbi kompozitorët shqiptarë dhe kosovarë.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: (10 minuta)Përsëritin njohuritë e marra mbi instrumentet muzikore nëpërmjet teknikës Diagrama e Venit, ku vendosen dy kompozitorë të njohur shqiptarë /kosovarë duke diskutuar të veçantat dhe të përbashkëtat e tyre. Përgjigjet mund të jenë të ndryshme:- Violina- Kombësia- Virtuoziteti- Motive folklorik shqiptareVlerësimi i nxënësve:Është demonstrim i rezultateve të arritura të nxënësve në:- dëgjimin e veprave muzikore, duke bërë listuar përfaqësuesit shqiptarë krijues që kanë dhënë kontributin e tyre;- shpjegimin e veprave që dëgjon duke thënë pse i pëlqen luajtja në një instrument të caktuar;- grumbullimin dhe prurjen në klasë me CD/DVD të veprave muzikore të krijuara apo luajtura nga shqiptarë/kosovarë;- bashkëpunimin në grup për realizimin e detyrave.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit të dëgjojnë interpretime nga repertori i krijuesve të ndryshëm shqiptarë dhe kosovarë, përdorimin e mediave (DVD, CD, magnetofon), grumbullojnë ato dhe prezantojnë punën e vet;Reflektimi për rrjedhën e orës mësimoreDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.
                                
   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92