Page 89 - Demo
P. 89


                                    Art muzikor 987ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IX (nëntë)Konceptet: Muzika dhe shoqëriaTema “ Zhanret muzikore”Rezultatii të nxënit të temës:3. njeh zhvillimet që kanë ndikuar në paraqitjen dhe përsosjen e gjinive të caktuara muzikore në periudha të ndryshme.4. njeh përfaqësuesit kryesorë të llojit/gjinisë muzikore dhe kontributin konkret të të tij/saj;5. analizon dhe krahason rrethanat shoqërore dhe historike që kanë ndikuar në zhvillimin e stileve të ndryshme muzikore.6. Njeh krijuesit dhe performuesit e veprave muzikore artistike që dëgjojnë, nga literatura botërore e periudhave dhe stileve të ndryshme dhe nga krijimtaria kombëtare.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.3. Të shprehurit kulturor nëpërmjet simboleve, shenjave dhe shprehjeve të tjera artistike.I.8. Shprehja e tolerancës dhe bashkëndjesisë në komunikim.II.7 Vlerësimi dhe vetëvlerësimi.III.4. Identifikimi dhe përpunimi i informacioneve në mënyrë të pavarur, efektive dhe të përgjegjshme.III.5. Mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive.IV.1. Paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar zotësitë që posedon.V.2. Dëshmim i vetëbesimit.VI.4. Përgjegjësi për çështje dhe interesa të përgjithshme publike dhe pjesëmarrje e përgjegjshme qytetare.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):RNF. 3.Nxënësit kuptojnë zhvillimin dhe ndikimin e artit në shoqëri dhe anasjelltas në kontekstin historik, social dhe kulturor.3.1. njeh në mënyrë më të kompletuar kryeveprat artistike në nivel kombëtar dhe botëror; 3.2. demonstron të kuptuarit e ndërlidhjes në mes zhvillimeve shoqërore në periudha të ndryshme kohore dhe ndikimit në stilet, zhanret, format, formacionet dhe elementet shprehëse artistike (p.sh., baroku, klasikja, romantizmi etj., dhe karakteristikat dalluese ose specifikat e krijimtarisë artistike muzikore, figurative në këto stile). 3.3. prezanton disa nga përfaqësuesit më të spikatur të stileve e periudhave artistike në nivel global dhe lokal e kombëtar.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Muzika në shekullin XIX/XXFjalët kyçe: verizmi, impresionizmi, ekspresionizmi.Rezultati/ete të nxënit për orën mësimore:Nxënësi/ja:- jep kuptimin etermave që përdoreshin gjatë shek. XIX-XX si gjini dhe forma muzikore që u krijuan gjatë kësaj periudhe;- shpjegon zhvillimin e muzikës gjatë periudhës së postromantizmit (shek.XIX), duke u ndalur në momentet kryesore të kësaj periudhe;- shpjegon duke gjykuar mbi dy vepra muzikore të periudhës së romantizmit dhe përfaqësuesve të saj;- ndan njohuritë e veta me të tjerët.
                                
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93