Page 9 - Demo
P. 9
Art muzikor 97brenda vetes. Organizimi i mirë i procesit të mësimit të muzikës do të thotë që nxënësit të vendosen në situata konkrete dhe praktike, ku ata zbulojnë, kuptojnë, krijojnë dhe performojnë muzikën nëpërmjet përdorimit të mjeteve të larmishme artistike.Disa teknika shumë efikase në orën e muzikës janë Brainstorming, Kllaster, Harta e të pyeturit, Diagrama e Venit, DDM, Harta e koncepteve, Kubimi, INSERT etj.III. TEKNIKA TË MËSIMDHËNIESNë stilin e të nxënit pamor dhe dëgjimor veçojmë edhe teknikën e kllasterit. Kllasteri, ose grupimi i mendimeve që, ndonjëherë, në literaturë emërtohet“harta e mendimeve”, është një teknikë që i nxit nxënësit të mendojnë për të krijuar lidhje midis fakteve. Shërben si një mjet i fuqishëm për fillimin e procesit të mësuarit, duke sjellë nga kujtesa njohuritë muzikore që ata kanë dhe plotësuar ata më tej gjatë fazave të tjera të orës mësimore. Rrjeti i diskutimit është një teknikë e mësimdhënies, gjatë së cilës bëhet organizimi grafik i informacionit. Kjo teknikë i bën nxënësit të jenë të vëmendshëm ndaj dëgjimit të veprave muzikore, për të kuptuar përmbajtjen muzikore të veprave dhe krahasuar ato. Përdoret në fazën e realizimit të kuptimit dhe të reflektimit. Sipas kësaj teknike, klasa ndahet në dy grupe (“Pro” dhe “Kundër”). Grupet mund të jenë edhe mbi 20 veta. Diskutimi midis grupeve vazhdon 15-25’, sipas temës dhe mund të realizohet me nxënës të çdo moshe.

