Page 90 - Demo
P. 90


                                    Libër për mësuesin/en88Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Teksti nxënësit, Art muzikor 9, QR code, CD, mjete të tjera për të punuar.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Artet, gjuha dhe letërsia, historia dhe gjeografiaLidhja e njohurive muzikore të periudhës së romantizmit me politikën, me artet, me letërsinë.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve - (5 minuta)Ora mësimore zhvillohet nëpërmjet krijimit të një situate ndërvepruese përmes brainstorming(dëgjim i fragmentit muzikor të shkëputur nga “Rapsodia blu” e kompozitorit, Xhorxh Gershvin, dhe fragment nga “Sonata e hënës” e Bethovenit, ku mësuesi nxit nxënësit të përcaktojnë shkurtimisht përjetimin muzikor. Nxënësit diskutojnë në lidhje me të dhe dëgjojnë mendimin e njëri-tjetrit.Ndërtimi i njohurive të reja -(30 minuta)Njohuritë e reja fillojnë me një hartë të mendjes duke vendosur fjalë kyçe:Mësuesi bashkë me nxënësit shkruan disa të dhëna lidhur me periudhën e shek.XIX-XX, duke mbledhur të dhëna lidhur me këtë periudhë. Më pas, mësimdhënësi fillon:• shpjegimin mbi zhvillimin e muzikës gjatë periudhës së postromantizmit, dhe më pas shekullin e 20-të, përfaqësuesve dhe llojit të muzikës që u zhvillua;• shpjegimin gjinive dhe formave muzikore përmes dëgjimit të tyre;• shpjegimin të karakteristikave të secilës nga format muzikore dhe gjinive muzikore;• nxitjen e nxënësve për të bërë krahasimin midis gjinive dhe formave muzikore të ndryshme;• nxitjen dhe drejtimin për kërkimin dhe gjetjen e informacioneve shtesë mbi muzikën e kësaj periudhe nga interneti, dhe prezantimin e tyre në klasë.Reflektimi: (10 minuta)Përsëritin njohuritë e marra mbi format muzikore të periudhës së shek.XIX-XX.Mund të zhvillohet edhe përmes diagramës së Venit.Vlerësimi i nxënësve:Është demonstrim i rezultateve të arritura të nxënësve në:N2: kuptimin e termave impresionizëm, ekspresionizëm, verizëm, muzikë instrumentale, muzikë vokale etj.;N3: shpjegimin e zhvillimit të muzikës gjatë periudhës së shek.XIX-XX, duke u ndalur në momentet kryesore të kësaj periudhe;N4: gjykimin e dy veprave muzikore të periudhës së shekullit XIX-XX, duke nxjerrë në pah karakteristikat.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit të dëgjojnë dy vepra muzikore Gershvin dhe Debysi dhe krijojnë një përjetim të vetin për ta vendosur në portofol.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimoreDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.
                                
   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94