Page 92 - Demo
P. 92
Libër për mësuesin/en90Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Shkencat dhe mjedisi; artetPërcaktimi i njohurive nga lëndët e tjera dhe ndërthurja e tyre me konceptet e marra nga njohuritë muzikore për ngjarje në situata dhe kontekste të ndryshme historiko-kulturore.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve - (5 minuta)Mësimi fillon me një veprimtari konkrete (brainstorming), përmes dëgjimit të disa fragmenteve muzikore, gjatë 20-30 sekondave nga fragmentin për klarinetë dhe piano “Avazi i Tanës” i kompozitorit R. Rudi. Ata/ato flasin rreth njohurive që kanë për këtë artist.Ndërtimi i njohurive të reja -(30 minuta)Veprimtaria mësimore vazhdon më tej, me një teknikë Harta e të pyeturit, ku mësimdhënësi paraqet foto të kompozitorëve dhe me dëgjim vepramuzikore,duke u kërkuar nxënësve/eve të flasin rreth veprave muzikore qëdëgjojnë të sugjeruara përmes tekstit të nxënësit.Vazhdohet me dëgjimin e veprave muzikore (muzikë filmi, piano, violinë, klarinetë etj.). Ata flasin rreth përjetimit emocional dhe dëgjimor ndaj këtyre veprave, duke sjellë edhe fakte mbi kompozitorët apo interpretuesit.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: (10 minuta)Përsëritin njohuritë e marra mbi jetën dhe veprat e kompozitorëve ku vendosen dy emra të dy kompozitorëve të njohur shqiptarë duke diskutuar veçantat dhe të përbashkëtat e tyre. Përgjigjet mund të jenë të ndryshme:- Stilistika- Gjinia- Kombësia- Virtuoziteti- Motive folklorik shqiptareVlerësimi i nxënësve:Është demonstrim i rezultateve të arritura të nxënësve në:- dëgjimin e veprave muzikore, duke bërë listuar përfaqësuesit shqiptarë krijues dhe interpretues që kanë dhënë kontributin e tyre;- shpjegimin e veprave që dëgjon duke thënë pse i pëlqen luajtja në një instrument të caktuar;- grumbullimin dhe prurjen në klasë me CD/DVD të veprave muzikore të krijuara apo luajtura nga shqiptarë/kosovarë;- bashkëpunimin në grup për realizimin e detyrave.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit të dëgjojnë interpretime nga repertori i krijuesve të ndryshëm shqiptarë dhe kosovarë përdorimin e mediave (DVD, CD, magnetofon), grumbullojnë ato dhe prezantojnë punën e vet.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimoreDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.

