Page 96 - Demo
P. 96
Libër për mësuesin/en94Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve (5 minuta)Mësimi fillon me një veprimtari bisedë me nxënësit, duke u kërkuar atyre të flasin lidhur me: Çfarë dua unë të bëhem në të ardhmen? Si do t’i shërbej vendit tim sa më mirë.Diskutohet rreth kësaj teme.Ndërtimi i njohurive të reja (30 minuta)Vazhdohet puna me mësimin e këngës “Njerëzit e agimeve”, duke u mbështetur në stilin dëgjimor të të nxënit.Vendoset për dëgjim kënga dhe bëhet:> dëgjimi i vijës melodike të këngës në QR code;> procedura metodike - ushtrime zhvillimi të zërit (motive nga kënga);> demonstrimi i këngës nga mësimdhënësi dhe krijimi i gatishmërisë për të mësuar këngën;> këndimi i këngës sipas melodisë që dëgjojnë nga nxënësit;> mësimi i melodisë së këngës me rrokje neutrale;> mësimi i frazave të melodisë së këngës me solmizim;> interpretimi dhe ndjekja e ritmit të këngës në partiturë;> këndimi i lartësive tonale dhe vendosja e tyre me gjatësi ritmike në pentagram.> përvetësimi i këngës: Përsëritja e frazave, lidhja e tyre në tërësi më të mëdha, këndimi i të gjitha strofave.> përkryerja artistike e këngës: Këndimi me gjallëri emocionale, shqiptimi i qartë, tempi përkatës, ngjyrimi dinamik, shoqërimi instrumental.Reflektimi (10 minuta) Nxënësit mundohen ta këndojnë, duke e mësuar atë me vargje, strofë, duke e përsëritur të gjithë këngën disa herë deri në përvetësimin e mirë të saj. Ata këndojnë vetëm ose në grup për të parë sa mirë e kanë mësuar melodinë dhe tekstin e këngës në ritëm dhe intonacion.VlerësimiVlerësimi i nxënësit/es do të bëhet për rezultatet e arritura në:N2: diskutimet që ai/ajo bën, duke lidhur njohuritë e tij/saj me këngën e re;N2: këndimin korrekt të këngës në ritëm dhe në intonacion, duke respektuar rregullat e këndimit;N3: interpretimin e këngës me emocion;N4: bashkëpunimin dhe këndimin në grup, korrekt në ritëm dhe në intonacion.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit për dëgjimin (disa herë të këngës) përshkrimin e përjetimit të tekstit dhe melodisë së saj.Udhëzohen nxënësit për krijimin e një eseje duke shpjeguar përjetime të ndryshme.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMOREDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.- I -Mir’mëngjes, mir’mëngjesdit’ e bukur kaltëronmali malin, fusha fushën,zemra zemrën zgjon.Si lumenj nëpër rrug’brigjet, jeta rreh tani,zërin tënd, hapin timi rrëmben në gji.Brezat varg ëndërruannjë zgjim ja si ky,me diellin në zemër,me drit’ në sy.Mes agimesh të zjarrtahedh shtat brezi im,si grurin sot mbjellditët që vijn’.- Refreni -Gëzimi i jetës përflaketsi vezullim në çdo skaj,ne jemi flladi i ditët që,jemi agimi i saj.- II -Mir’mëngjes, mir’mëngjeszëri zërit i urondit’ e re, jet’ e revrull të ri kërkon.- Refreni -Në çdo hap çel një këng’këngë dhe një dashuridrejt stacionesh, drejt uzinashecim un’ e ti.

