Page 98 - Demo
P. 98
Libër për mësuesin/en96PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve - (5 minuta)Ora mësimore zhvillohet nëpërmjet krijimit të një situate ndërvepruese përmes brainstorming (dëgjim ikëngët “Jailhouse Rock” dhe “No more” të kënduar nga Elvis Presli), ku mësuesi nxit nxënësit të flasin duke bërë krahasimin mes tyre, duke veçuar ndryshimet për sa i përket ritmit dhe melodisë në lidhje me dëgjimin e saj. Nxënësit diskutojnë në lidhje me të dhe dëgjojnë mendimin e njëri-tjetrit.Ndërtimi i njohurive të reja -(30 minuta)Njohuritë e reja fillojnë me:shpjegimin mbi kuptimin e muzikës rok, pop, hard rok;• identifikimin dhe shpjegimin identifikon këtë lloj muzike përmes këngëve, melodive dhe këngëtarëve apo grupeve;• shpjegimin konkret përmes dëgjimit të disa këngëve nga këngëtarë të ndryshëm;• nxitjen e nxënësve për të bërë krahasimin midis këngëve dhe llojeve të muzikës së studiuar;• nxitjen dhe drejtimin për kërkimin dhe gjetjen e informacioneve shtesë mbi muzikën e kësaj periudhe nga interneti, dhe prezantimin e tyre në klasë.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: (10 minuta)Përsëritin njohuritë e marra mbi zhanret muzikore.Vlerësimi i nxënësve:Është demonstrim i rezultateve të arritura të nxënësve në:N2: identifikimin e zhanreve të ndryshme të muzikës së rokut, popit, hard rokut;N3: shpjegimin duke identifikuar këtë lloj muzike përmes këngëve, melodive dhe këngëtarëve apo grupeve;N4: realizimin e informacioneve shtesë mbi muzikën rok, pop, hard rok në grup duke përdorur medie të ndryshme (DVD, CD, magnetofon) për të prezantuar punën e vet.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURUdhëzohen nxënësit të dëgjojnë në zhanrin e tyre të parapëlqyer dhe krijojnë një punim të vetin.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMOREDiskutimet që ata bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re.

