Page 99 - Demo
P. 99


                                    Art muzikor 997ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Art muzikor Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IX (nëntë)Konceptet: Krijimtaria dhe performanca artistikeTema: KëngëRezultati i të nxënit të temës:- këndon dhe/ose interpreton në instrumente muzikore, individualisht ose në grup, këngë dhe melodi nga zhanre të ndryshme (artistike, popullore, muzikë e lehtë, muzikë e popullarizuar etj.) sipas tekstit notal dhe imitimit;- vlerëson këndimin dhe interpretimin e vet dhe të të tjerëve duke përdorur saktë shprehjet dhe elementet e performimit cilësor muzikor.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.3. Të shprehurit kulturor nëpërmjet simboleve, shenjave dhe shprehjeve të tjera artistike.I.8. Shprehja e tolerancës dhe bashkëndjesisë në komunikim.II.7 Vlerësimi dhe vetëvlerësimi.III.5. Mësimi në ekip dhe shkëmbimi i përvojave pozitive.IV.1. Paraqitja më e mirë e vetvetes gjatë prezantimit duke transmetuar zotësitë që posedon.V.2. Dëshmim i vetëbesimit.VI.4. Përgjegjësi për çështje dhe interesa të përgjithshme publike dhe pjesëmarrje e përgjegjshme qytetare.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):RNF.1. Nxënësit, sipas prirjes, dispozitave dhe interesimit individual, zhvillojnë shkathtësi të ndryshme për interpretim artistik në aktivitete artistike muzikore, pamore, vallëzim, aktrim etj.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Kënga “The final countdown”Fjalët kyçe: tekst i këngës, melodi, interpretim.Rezultati/ete të nxënit për orë mësimore: - komunikon qartë njohuritë muzikore, duke i lidhur ato me emocionet e këngëve që këndon;- këndon duke respektuar teknikën e këndimit përmes rregullave të përcaktuara;- interpreton këngën me ndjenjë dhe emocion;- respekton interpretimin dhe performimin e shokëve/shoqeve;- ndan përvojën e vet artistike me të tjerët.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Teksti nxënësit: Art muzikor 9, QR code, CD, mjete të tjera për të punuar.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:
                                
   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103