Page 24 - Demo
P. 24


                                    Libër për mësuesin/en22ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IXTema (nga plani dymujor):MetabolizmiRezultati i të nxënit të temës (nga planidymujor):Shpjegon konceptet: metabolizëm, anabolizëm dhe katabolizëm.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.1. Transmeton saktë të dhënat e mbledhura për një temë konkrete, në formë tekstuale, numerike, verbale, elektronike apo në ndonjë formë tjetër të të shprehurit.I.6. Analizon përmbajtjen dhe kuptimin e nocioneve (koncepteve) të reja, duke përdorur leksikun adekuat, të përshtatshëm dhe të saktë, dhe i bën ato pjesë të dosjes mësimore.II.8. Identifikon me anë të krahasimit dallimet dhe ngjashmëritë midis ligjeve dhe dukurive që ndodhin në natyrë me ato në shoqëri, duke vënë në dukje lidhjen shkak- pasojë midis këtyre dukurive.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Dallon dhe krahason ndërtimin dhe funksionin e qelizës, indeve, organeve dhe sistemeve të organeve, duke u referuar biodiversitetit të qenieve të gjalla. Dallon shkaktarët e sëmundjeve te njeriu, te shtazët, te bimët dhe mënyrat e kontrollit të tyre, metabolizmin, zhvillimin individual të njeriut dhe evolucionin e qenieve të gjalla. Shpjegon rolin e karbohidrateve, mineraleve, lipideve, proteinave, vitaminave, ujit dhe fibrave për dietë të shëndetshme dhe llogarit nevojën ditore për energji nga ushqimet e konsumuara.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Proceset jetësore - metabolizmiFjalët kyçe: metabolizëm, anabolizëm, katabolizëm, materie, reaksion, energji.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:Shpjegon termat anabolizëm, katabolizëm;Veçon faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e metabolizmit;Tregon në cilin nga proceset lirohet energjia, e për cilin shpenzohet energjia;Kriteret e suksesit:Jep të paktën një shembull të një procesi anabolik; Jep të paktën një shembull të një procesi katabolik;Veço karakteristikat e metabolizmit të shpejtë dhe më të ngadaltë.
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28