Page 25 - Demo
P. 25


                                    Biologjia 923Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Libri Biologjia 9, tabela, shkumësi, fletorja, lapsi.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Fizikë, Kimi, Gjuhë dhe komunikim.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELINK (rendit, grupo, shëno)Mësimdhënësi/ja shkruan në tabelë konceptin “metabolizëm” dhe nxit nxënësit/et/et të shkruajnë sa më shumë togfjalësha në lidhje me të nga njohuritë që ata/ato kanë. Mësimdhënësi/ja i lë nxënësit/et/et për 3-4 minuta në dyshe që t’i renditin në letër mendimet e tyre, pra t’i bashkojnë me mendimet e shokut/shoqes.Disa nga mendimet e nxënësve mund të jenë këto, si p.sh.:“Metabolizmi nënkupton këmbimin e pandërprerë të materies midis organizmit të gjallë dhe ambientit të jashtëm”, apo “Metabolizmi ka të bëjë me dietat ushqimore, me tretjen e ushqimit” etj. Nxënësit/et/et përgjigjen lirshëm për ato që dinë për këtë koncept apo për këto procese. Mësimdhënësi/ja i rendit këto emërtime në tabelë dhe më pas kërkon shpjegime nga nxënësit/et për këto emërtime.HARTA E KONCEPTITMësimdhënësi/ja paraqet hartën e konceptit në formën e tabelës dhe kërkon nga nxënësit/et ta lexojnë tekstin dhe i vë nxënësit/et të punojnë në dyshe, duke plotësuar një tabelë, si ajo e paraqitur në klasë.Koncepti ShpjegimiMetabolizëmDISKUTIM*Në pjesën përfundimtare, mësimdhënësi/ja fton nxënësit/et që të marrin pjesë në diskutimin e hapur për gjithë klasën, kërkon nga nxënësit/et që, bazuar në atë që kanë lexuar deri tani dhe sa kanë kuptuar, të japin shpjegimin përkatës (duke u përgjigjur në konceptet për të cilat kanë shkruar).VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësim për nxënie (informatë kthyese, vlerësim i ndërsjellë).DETYRAT DHE PUNA E PAVARURGjeni shembuj nga jeta e përditshme për proceset anabolike dhe katabolike.REFLEKTIMI PËR ORË MËSIMORE
                                
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29