Page 28 - Demo
P. 28


                                    Libër për mësuesin/en26UDHËZUES I TË LEXUARIT NDËRVEPRUESMësimdhënësi/ja paraqet para nxënësve një udhëzues që t’i ndihmojë nxënësit/et ta përqendrojnë vëmendjen gjatë leximit. Ndan klasën në grupe pune dhe kërkon prej tyre që të mendojnë në mënyrë kritike rreth materialit që do ta lexojnë, sepse edhe atë e ka ndarë në dy grupe, që pastaj të arrijnë në përfundime të sakta.Pasi grupi i parë ka lexuar pjesën e tij (si e bëjnë bimët ushqimin e tyre), mësimdhënësi/ja fton ndonjërin nga ata që ta komentojë pjesën e lexuar me disa fjali. Ndërsa nxënësit/et e grupit të dytë kanë për detyrë të bëjnë sa më shumë pyetje për pjesën që do të shpjegohet nga grupi i parë. E njëjta vlen edhe për grupin e parë që do të bëjë pyetje për grupin e dytë, sapo ata të mbarojnë me sqarimet e nevojshme për pjesën që e kanë lexuar (ndërtimi dhe funksioni i gjetheve).
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32