Page 30 - Demo
P. 30
Libër për mësuesin/en28..ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla e kurrikulës: IVKlasa: IXTema (nga plani dymujor): MetabolizmiRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):Përshkruan fotosintezën si proces metabolik - faza e dritës, faza e errësirës.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):2. Përzgjedh informata nga burime të ndryshme, për një temë konkrete, i klasifikon ato në bazë të një kriteri të caktuar, dhe i përdorur ato për marrjen e një vendimi apo për zgjidhjen e një problemi/detyre.III.7. Shfrytëzon teknika të ndryshme në mënyrë të efektshme gjatë të nxënit të temës së dhënë, duke veçuar informatat që i kupton nga informatat e reja, të panjohura, si dhe informatat që për të mbeten ende të paqarta.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Dallon dhe krahason ndërtimin dhe funksionin e qelizës, indeve, organeve dhe sistemeve të organeve, duke iu referuar biodiversitetit të qenieve të gjalla. Dallon shkaktarët e sëmundjeve te njeriu, te shtazët, te bimët dhe mënyrat e kontrollit të tyre, metabolizmin, zhvillimin individual të njeriut dhe evolucionin e qenieve të gjalla. Shpjegon rolin e karbohidrateve, mineraleve, lipideve, proteinave, vitaminave, ujit dhe fibrave për dietë të shëndetshme dhe llogarit nevojën ditore për energji nga ushqimet e konsumuara.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Fazat e fotosintezësFjalët kyçe: faza biosintetike, cikli Kalvin, sheqer, energji.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:Përshkruan fazat e fotosintezës.Analizon rëndësinë e fotosintezës për gjallesat.Kriteret e suksesit: Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Libri Biologjia 9, shkumësi, tabela.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhë dhe komunikim, Kimi.

