Page 31 - Demo
P. 31
Biologjia 929PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESTUHI MENDIMESHMësimdhënësi/ja shkruan në tabelë konceptin “FOTOSINTEZË” dhe u kërkon nxënësve t’i shpalosin njohuritë e tyre lidhur me temën, duke u bazuar në njohuritë paraprake. Pasi kanë menduar në heshtje, ai/ajo u jep fjalën nxënësve të shprehin atë çfarë kanë menduar. Mësimdhënësi/ja i shkruan mendimet e tyre në tabelë pa i mohuar apo pohuar ato.DRTANë vijim, mësimdhënësi/ja ua shpjegon nxënësve procedurën, e cila do të zhvillohet si më poshtë: hapet teksti në temën mësimore “fazat e fotosintezës” dhe u kërkon nxënësve që të lexojnë me pjesë të ndara, pra sipas leximit të drejtuar DRTA, duke realizuar kështu realizimin e kuptimit. Pra, fillimisht nxënësit/et lexojnë pjesën e parë, pastaj ndalojnë se lexuari dhe fillojnë diskutimin se për çfarë ishte bërë fjalë në tekstin e lexuar. Më pas, vazhdohet me paragrafin e dytë: “Pse fotosinteza është e rëndësishme për gjallesat?”, lexohet teksti, nxënësit/et në fund mbyllin librat dhe përsëri e fillojnë diskutimin. Në po të njëjtën formë, vazhdohet edhe me pjesën e fundit, nxënësit/et e lexojnë në heshtje dhe fillojnë diskutimin për pjesën “ Si e përdorin bimët ushqimin që e prodhojnë vetë?”.KllasterNë pjesën e fundit të orës, nxënësit/et, për ta realizuar reflektimin, punojnë një kllaster të përbashkët në tabelë me njohuritë e fituara, po ashtu edhe i vërtetojnë apo i hedhin poshtë mendimet që i kishin dhënë në fillim për fotosintezën dhe fazat e saj.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi me gojë (diskutime, debate, prezantime).DETYRAT DHE PUNA E PAVARURREFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

