Page 32 - Demo
P. 32
Libër për mësuesin/en30ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Klasa: IXLënda: Biologji Shkalla e kurrikulës: IVTema (nga plani dymujo): Rezultati i të nxënit të temës (nga planiMetabolizmi dymujor): Përshkruan proceset metabolike, transpiracionindhe gutacionin, si dhe rolin e rëndësinë e ujit nëturgorin e qelizës.Shpjegon tajitjen bimore, llojet dhe rëndësinë etajitjes te bimët.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.1Transmeton saktë të dhënat e mbledhura për një temë konkrete, në formë tekstuale, numerike, verbale, elektronike apo në ndonjë formë tjetër të të shprehurit.I.2 Përzgjedh informata nga burime të ndryshme për një temë konkrete, i klasifikon ato në bazë të një kriteri të caktuar, dhe i përdor ato për marrjen e një vendimi apo për zgjidhjen e një problemi/detyre.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Dallon dhe krahason ndërtimin dhe funksionin e qelizës, indeve, organeve dhe sistemeve të organeve, duke u referuar biodiversitetit të qenieve të gjalla. Dallon shkaktarët e sëmundjeve te njeriu, te shtazët, te bimët dhe mënyrat e kontrollit të tyre, metabolizmin, zhvillimin individual të njeriut dhe evolucionin e qenieve të gjalla. Shpjegon rolin e karbohidrateve, mineraleve, lipideve, proteinave, vitaminave, ujit dhe fibrave për dietë të shëndetshme dhe llogarit nevojën ditore për energji nga ushqimet e konsumuara.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Transpiracioni Fjalët kyçe: avullim fiziologjik, avullim fizik, osmozë, transpirim.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:Përshkruan procesin e transpirimit;Dallon llojet e transpirimit;Shpjegon transportin e ujit nëpër bimë;Kriteret e suksesit:Veço organin bimor në të cilin ndodh ky proces, duke treguar funksionin e gojëzave; Krahaso avullimin fizik dhe atë fiziologjik;Vlerëso rëndësinë e osmozës për bimën.

