Page 33 - Demo
P. 33
Biologjia 931Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Libri Biologjia 9, tabela, projektori, laptopi, shkumësi.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situatajetësore:Gjuhë dhe komunikim, Kimi, TIK.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREDRTANë vijim, mësimdhënësi/ja ua shpjegon nxënësve procedurën, e cila do të zhvillohet si më poshtë: hapet teksti në temën mësimore “TRANSPIRIMI” dhe u kërkon nxënësve që të lexojnë, më pas t’i mbyllin librat dhe të komentojnë atë që lexuan.Mësimdhënësi/ja mund ta orientojë diskutimin me pyetje dhe kërkesa, si: Shpjego transpirimin si proces të rëndësishëm për jetën e bimës.Çfarë e dallon avullimin fizik nga ai fiziologjik? Si ndodh përçimi i ujit nëpër bimë?Kështu veprohet edhe me pjesën tjetër “Si e marrin ujin qelizat bimore?”, pastaj mbyllin librat dhe fillojnë komentimin.Edhe në këtë rast, nëse nxënësit/et nuk arrijnë ta mbulojnë gjithë pjesën e lexuar, ata udhëzohen përmes pyetjeve, si: Çfarë procesi është osmoza? Çfarë rëndësie ka për bimën?VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi me gojë (diskutime, debate, prezantime).DETYRAT DHE PUNA E PAVARURHulumtoni për procesin e gutacionit dhe mundohuni të sillni shembuj praktikë.REFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

