Page 34 - Demo
P. 34


                                    Libër për mësuesin/en32ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla e kurrikulës: IV Klasa:IXTema (nga plani dymujor):MetabolizmiRezultati i të nxënit të temës (nga planidymujor):Përshkruan proceset metabolike, transpiracionin dhe gutacionin, si dhe rolin e rëndësinë e ujit në turgorin e qelizës.Shpjegon tajitjen bimore, llojet dhe rëndësinë e tajitjes te bimët.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):6. Analizon përmbajtjen dhe kuptimin e nocioneve (koncepteve) të reja, duke përdorur leksikun adekuat, të përshtatshëm dhe të saktë, dhe i bën ato pjesë të dosjes mësimore.II.2 Përzgjedh informata nga burime të ndryshme, për një temë konkrete, i klasifikon ato në bazë të një kriteri të caktuar, dhe i përdor ato për marrjen e një vendimi apo për zgjidhjen e një problemi/detyre.III.7 Shfrytëzon në mënyrë të efektshme teknika të ndryshme gjatë të nxënit të temës së dhënë,duke veçuar informatat që i kupton nga informatat e reja, të panjohura, si dhe informatat që për të mbeten ende të paqarta.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Dallon dhe krahason ndërtimin dhe funksionin e qelizës, indeve, organeve dhe sistemeve të organeve, duke u referuar biodiversitetit të qenieve të gjalla. Dallon shkaktarët e sëmundjeve te njeriu, te shtazët, te bimët dhe mënyrat e kontrollit të tyre, metabolizmin, zhvillimin individual të njeriut dhe evolucionin e qenieve të gjalla. Shpjegon rolin e karbohidrateve, mineraleve, lipideve, proteinave, vitaminave, ujit dhe fibrave për dietë të shëndetshme dhe llogarit nevojën ditore përenergji nga ushqimet e konsumuara.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: GutacioniFjalët kyçe: gutacion, ujë, lagështi, transpirim.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:Përshkruan procesin e gutacionit; Krahason transpirimin dhe gutacionin;Kriteret e suksesit: Veço te cilat bimë është më shumë i shprehur procesi i gutacionit, duke e argumentuar atë; Përmend një shembull të transpirimit dhe një të gutacionit.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Libri Biologjia 9, tabela , projektori, shkumësi.
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38