Page 35 - Demo
P. 35


                                    Biologjia 933Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhë dhe komunikim, Kimi, TIK.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREImagjinatë e drejtuarPjesës fillestare të orës mësimore i kushtohet një përsëritje e shkurtër e njësisë së kaluar, duke diskutuar konceptet kryesore që nxënësit/et kanë mbajtur në mend lidhur me transpirimin.Më pas, u kërkohet nxënësve të shikojnë në ekran një video, në të cilën bëhet fjalë për gutacionin. U kërkohet nxënësve që ta përcjellin me vëmendje videon, dhe pasi ta kenë përcjellë, fillon diskutimin se çfarë kanë parë në video, çfarë është e veçanta e videos etj. Duke ditur që nxënësit/et kanë njohuri paraprake për këtë proces, sepse kishin pasur detyrë që të hulumtojnë, madje edhe të sjellin shembuj praktikë për këtë proces.DRTANë vijim, mësimdhënësi/ja ua shpjegon nxënësve procedurën, e cila do të zhvillohet si më poshtë: hapet teksti në temën mësimore “GUTACIONI” dhe u kërkon nxënësve që ta lexojnë e më pas t’i mbyllin librat dhe ta komentojnë atë që lexuan.Mësimdhënësi/ja mund ta orientojë diskutimin me pyetje dhe kërkesa, si:Çfarë është gutacioni? Kur mund ta vëmë re më së miri dhe pse? Çfarë rëndësie ka ai për bimën? Krahaso traspirimin dhe gutacionin. Gjeni shembuj të transpirimit dhe të gutacionit etj.Më pas, u kërkohet edhe t’i analizojnë fotografitë nga libri dhe t’i japin komentet e tyre për to.KLLASTERPasi nxënësit/et e kanë lexuar dhe e kanë komentuar njësinë mësimore, mësimdhënësi/ja i fton ata/ato ta punojnë një kllaster në formë të përmbledhjes, fillimisht punojnë në grupe. Pastaj, mësimdhënësi/ja i fton ata që të njëjtin ta punojnë edhe në tabelë, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Kështu, do t’i nxjerrin vetëm pjesët kryesore të njësisë mësimore, madje janë të lirë që aty edhe të vendosin krahasime në mes të transpiracionit dhe gutacionit si procese që ndodhin në bimë.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi individual dhe grupor gjatë punës kërkimore. Vlerësimi i detyrave të shtëpisë.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURHulumtoni për tipat e tajitjes te shtazët dhe te njeriu.REFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39