Page 36 - Demo
P. 36


                                    Libër për mësuesin/en34ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IXTema (nga plani dymujor):MetabolizmiRezultati i të nxënit të temës (nga planidymujor):• Emërton, vlerëson dhe analizon ndërtimin, rolin dhe rëndësinë e ujit dhe produkteve metabolike Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):III.7 Shfrytëzon, në mënyrë të efektshme, teknika të ndryshme gjatë të nxënit të temës së dhënë, duke veçuar informatat që i kupton nga informatat e reja, të panjohura, si dhe informatat që për të mbeten ende të paqarta.III.1 Vlerëson rëndësinë e punës individuale dhe në grupe për zhvillimin e komunitetit, duke paraqitur, në forma të ndryshme të të shprehurit, shembuj konkretë nga jeta e përditshme.VI.1. Praktikon të drejtat dhe detyrimet e qytetarisë në situata konkrete jetësore të përditshme,qoftë në klasë, qoftë në shkollë apo gjetiu (si: gjatë diskutimit, respektimit të mendimit të tjetrit etj.).Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Dallon dhe krahason ndërtimin dhe funksionin e qelizës, indeve, organeve dhe sistemeve të organeve, duke u referuar biodiversitetit të qenieve të gjalla. Dallon shkaktarët e sëmundjeve te njeriu, te shtazët, te bimët dhe mënyrat e kontrollit të tyre, metabolizmin, zhvillimin individual të njeriut dhe evolucionin e qenieve të gjalla. Shpjegon rolin e karbohidrateve, mineraleve, lipideve, proteinave, vitaminave, ujit dhe fibrave për dietë të shëndetshme dhe llogarit nevojën ditore për energji nga ushqimet e konsumuara.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Roli i ujit te bimëtFjalët kyçe: uji, forca e turgorit Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:Shpjegon rolin e ujit në proceset metabolike;Vlerëson rëndësinë e ujit për qeniet e gjalla.Kriteret e suksesit:Numëro rëndësinë e ujit;Veço funksionin e produkteve metabolike; Analizo format e lëvizjes së ujit dhe forcën e turgorit. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Libri Biologjia 9.
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40