Page 38 - Demo
P. 38
Libër për mësuesin/en36ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IXTema (nga plani dymujor):MetabolizmiRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):Analizon përkufizimet, rolin, ndërlidhjen e proceseve metabolike (frymëmarrjen, fotosintezën, tajitjen, fermentimin etj.). Përshkruan procesin e frymëmarrjes te bimët ujore dhe tokësore. Shpjegon frymëmarrjen aerobe te shtazët (organizmat njëqelizorë, organizmat ujorë, organizmat tokësorë), si dhe frymëmarrjen anaerobe. Identifikon tipat e fermentimit, rolin dhe rëndësinë e tyre për metabolizmin e qenieve të gjalla. Shpjegon procesin e qarkullimit të energjisë diellore deri nëformimin e ATP-së dhe rolin e ATP-së në proceset energjetike në qelizë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):2. Përzgjedh informata nga burime të ndryshme, për një temë konkrete, i klasifikon ato në bazë të një kriteri të caktuar, dhe i përdor ato për marrjen e një vendimi apo për zgjidhjen e një problemi/detyre.III.7 Shfrytëzon, në mënyrë të efektshme, teknika të ndryshme gjatë të nxënit të temës së dhënë, duke veçuar informatat që i kupton nga informatat e reja, të panjohura, si dhe informatat që për të mbeten ende të paqarta.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Dallon dhe krahason ndërtimin dhe funksionin e qelizës, indeve, organeve dhe sistemeve të organeve, duke u referuar biodiversitetit të qenieve të gjalla. Dallon shkaktarët e sëmundjeve te njeriu, te shtazët, te bimët dhe mënyrat e kontrollit të tyre, metabolizmin, zhvillimin individual të njeriut dhe evolucionin e qenieve të gjalla. Shpjegon rolin e karbohidrateve, mineraleve, lipideve, proteinave, vitaminave, ujit dhe fibrave për dietë të shëndetshme dhe llogarit nevojën ditore për energji nga ushqimet e konsumuara.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Frymëmarrja qelizore Fjalët kyçe: frymëmarrje, oksigjen, glukozë, energji-ATP.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:Përshkruan frymëmarrjen aerobe; Analizon rëndësinë e frymëmarrjes aerobe; Shpjegon procesin e qarkullimit energjisë dhe formimin e ATP-së. Kriteret e suksesit:Trego se ku kryhet frymëmarrja aerobe te bimët dhe te disa organizma një e shumëqelizorë; Veço produktet e fundit të frymëmarrjes aerobe;

