Page 39 - Demo
P. 39


                                    Biologjia 937Defino formimin e molekulave të ATP-së.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Libri Biologjia 9.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhë dhe komunikim, Kimi.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREImagjinatë e drejtuarMësimdhënësi/ja kërkon nga nxënësit/et që t’i hapin librat dhe t’i shohin fotografitë, pastaj tëDiskutojnë se a kanë ndonjë të përbashkët zogu dhe bima në foto. Nxënësit e shohin disa minuta fotografinë dhe pastaj fillojnë diskutimin.Leksion i avancuarMësimdhënësi/ja pjesën tjetër të orës e vazhdon me një leksion të avancuar, duke ua shpjeguar nxënësve përmes shembujve pikat kyçe të njësisë mësimore. U tregon nxënësve se frymëmarrja ndodh si rezultat i disa reaksioneve kimike, që shpërbëjnë molekulat ushqimore dhe çlirojnë energjinë. Frymëmarrja qelizore ndodh te bimët, te shtazët dhe te njerëzit. Shpërbërja e ushqimit mund ose nuk mund të kërkojë oksigjen. Në bimë dhe në shumë organizma, që kanë një ose më shumë qeliza, frymëmarrja aerobe ndodh në mitokondri. Këto organele përmbajnë enzimat e nevojshme për frymëmarrje.Oksigjeni shpërndahet në mitokondri dhe përdoret për të reaguar me glukozë, për ta prodhuar dyoksid karbonin, ujin dhe energjinë. Energjia kimike (një pjesë) transferohet në ATP (adenozina trifosfat), në molekulën e energjisë. Ky është një sistem akumulues dhe transportues, i cili liron energjinë pak nga pak, kur ajo nevojitet për aktivitet metabolik në qelizë. ATP-ja prodhohet në mitokondrie.Pastaj, u kërkon që ta lexojnë njësinë mësimore të gjithë në heshtje.DiskutimNë pjesën e fundit të orës, nxënësit, për ta realizuar reflektimin, fillojnë të diskutojnë për atë se çfarë kanë lexuar dhe çfarë kanë mbajtur në mend.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi me gojë (diskutime, debate, prezantime).DETYRAT DHE PUNA E PAVARURREFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43