Page 42 - Demo
P. 42


                                    Libër për mësuesin/en40ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla e kurrikulës: IVKlasa: IXTema (nga plani dymujor):MetabolizmiRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):Emërton dhe krahason tipat e frymëmarrjes (frymëmarrje e brendshme dhe e jashtme), si dhe llojet e frymëmarrjes (trakeidale, branshiale, lëkurore, mushkërore etj.) te grupet e ndryshme të shtazëve.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):1.Paraqet, në formë gojore ose të shkruar, grafike, me simbole, argumente të veçanta për ta sforcuar mendimin apo qëndrimin e vet për një problem nga fusha të caktuara.III.7 Shfrytëzon, në mënyrë të efektshme, teknika të ndryshme gjatë të nxënit të temës së dhënë, duke veçuar informatat që i kupton nga informatat e reja, të panjohura, si dhe informatat që për të mbeten ende të paqarta.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Dallon dhe krahason ndërtimin dhe funksionin e qelizës, indeve, organeve dhe sistemeve të organeve, duke u referuar biodiversitetit të qenieve të gjalla. Dallon shkaktarët e sëmundjeve te njeriu, te shtazët, te bimët dhe mënyrat e kontrollit të tyre, metabolizmin, zhvillimin individual të njeriut dhe evolucionin e qenieve të gjalla. Shpjegon rolin e karbohidrateve, mineraleve, lipideve, proteinave, vitaminave, ujit dhe fibrave për dietë të shëndetshme dhe llogarit nevojën ditore për energji nga ushqimet e konsumuara.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Frymëmarrja te kafshëtFjalët kyçe: frymëmarrje e jashtme, frymëmarrje e brendshme, trake, mushkëri, verza.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:Identifikon tipat e frymëmarrjes, bazuar se ku bëhet këmbimi i gazeve.Emërton llojet e frymëmarrjes te grupet e ndryshme të shtazëve.Kriteret e suksesit:Krahaso frymëmarrjen e brendshme nga ajo e jashtme.Konstato dallimet në mes të llojeve të ndryshme të frymëmarrjes te grupet e ndryshme të shtazëve.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46