Page 46 - Demo
P. 46
Libër për mësuesin/en44ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IXTema (nga plani dymujor):Cikli jetësor i organizmaveRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Shpjegon konceptet dhe përkufizimet kryesore në procesin e një cikli jetësor. Analizon shembuj të ciklit jetësor te bota bimore. Shpjegon ciklin e zhvillimit të bimëve me spore.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):7. Interpreton me fjalë, me shkrim/me gojë një rregull, koncept apo proces të caktuar, duke e ilustruar atë me shembuj konkretë nga situata të jetës së përditshme.III.2 Shfrytëzon në mënyrë efikase fjalorët, enciklopeditë dhe teknologjinë informative apo burimet e tjera gjatë ndërtimit të një ideje ose projekti me bazë klase/shkolle ose jashtë saj.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Dallon dhe krahason ndërtimin dhe funksionin e qelizës, indeve, organeve dhe sistemeve të organeve, duke iu referuar biodiversitetit të qenieve të gjalla. Dallon shkaktarët e sëmundjeve te njeriu, te shtazët, te bimët dhe mënyrat e kontrollit të tyre, metabolizmin, zhvillimin individual të njeriut dhe evolucionin e qenieve të gjalla. Shpjegon rolin e karbohidrateve, mineraleve, lipideve, proteinave, vitaminave, ujit dhe fibrave për dietë të shëndetshme dhe llogarit nevojën ditore për energji nga ushqimet e konsumuara.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Cikli jetësor te bimëtFjalët kyçe: gametofit, sporofit, protonem, operkulum, zigotëRezultati/et e të nxënit për orë mësimore:Shpjegon ciklin jetësor të myshqeve; Përshkruan ndërtimin e sporofitit;Kriteret e suksesit:Përshkruaj fazat e ciklit jetësor të myshqeve; Krahaso protonemën me një myshk të rritur.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Libri Biologjia 9, interneti, llaptopi, fotografitëLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhë dhe komunikim, Kimi, TIK.

