Page 49 - Demo
P. 49


                                    Biologjia 947Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Libri Biologjia 9, interneti, laptopi.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhë dhe komunikim, Kimi, TIK.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREStuhi mendimeshMësimdhënësi/ja e fillon orën mësimore, duke pyetur nxënësit se çfarë dinë për “mitozën”, a kanëdëgjuar më parë për të.Nxënësit/et mendojnë për pak minuta dhe fillojnë t’i shpalosin mendimet e tyre.LEKSION I AVANCUARMësimdhënësi/ja pjesën tjetër të orës mësimore e realizon, duke paraqitur te nxënësit pjesët kryesore të njësisë mësimore dhe e fillon, duke ua shfaqur një video për mitozën: youtube.com/watch?v=DwAFZb8juMQ. Pastaj, sqaron më në detaje se cikli qelizor, ku formohen dy qeliza të reja bija identike nga ndarja e qelizës mëmë, quhet mitozë. Ndodh në të gjitha qelizat trupore (somatike). Qelizat trupore kanë një tufë (numër) të dyfishtë “diploid” të kromozomeve. Kështu, qelizat e trupit tonë kanë 23 çifte të kromozomeve, prej të cilave 22 prej tyre janë të njëjta te burrat dhe te gratë, një çift (kromozome seksuale) është i ndryshëm te burrat dhe te gratë, prej kombinimit të tyre varet përcaktimi i gjinisë- seksit. Ndarja qelizore (mitoza) bën që organizmat të rriten, që qelizat e dëmtuara dhe të vjetra të zëvendësohen me të reja, të zëvendësojnë pjesë të humbura dhe të prodhojnë pasardhës identikë. Organizmi bimor, shtazor apo njeriu, kur rritet, përbëhet nga miliarda qeliza. Në fund, mësimdhënësi/ja u kërkon nxënësve që ta lexojnë njësinë mësimore në heshtje, e pastaj të fillojë diskutimi.RRJETI I DISKUTIMITPasi nxënësit ta kenë dëgjuar mësimdhënësin/en dhe ta kenë lexuar njësinë mësimore nga libri,tani janë në gjendje të diskutojnë.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësim për nxënie (informatë kthyese, vlerësim i ndërsjellë).DETYRAT DHE PUNA E PAVARURKrijoni me mjete shtëpie modelin e kromozomeve dhe provoni ta ilustroni ndarjenmitotike.REFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53