Page 5 - Demo
P. 5


                                    Biologjia 93HYRJELibri i mësimdhënësit/es për klasën e nëntë është hartuar, duke u bazuar në kurrikulën e fushës sëshkencave të natyrës, e miratuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës. Libri i mësuesit/es nxit përfshirjen aktive të nxënësit/es në përmbajtjen e lëndës, si dhe zhvillon aftësitë bazë të kërkimit shkencor.Libri i mësuesit/es i klasës së nëntë, i siguron një mbështetje të gjerë mësimdhënies së klasëssë nëntë. I referohet librit të mësuesit të klasës së shtatë duke ofruar udhëzime se si të përfitojnësa më shumë nga përdorimi i këtyre burimeve. Gjithashtu, ky tekst ofron edhe ide të ndryshmembi mësimdhënien. Libri i mësuesit/es është i ndarë në kapituj, bazuar në librin e nxënësit/es dhe në nënnjesi. Në të janë përfshirë metodat e mësimdhënies - se si mund të sqarohet një temë e veçantë, dhe të japë ide rreth veprimtarisë në klasë. Këto metoda ofrojnë një sërë idesh lidhur me mënyrën se si mund të shtjellohet një temë e caktuar në klasë. Këtu përfshihen ide rreth veprimtarive në klasë, ndarjes dhe vlerësimit.Suksese!
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10