Page 51 - Demo
P. 51
Biologjia 949Kriteret e suksesit:Listo fazat nëpër të cilat kalon kjo ndarje;Veço ndryshimet e ADN-së dhe të kromozomeve gjatë ndarje qelizore; Gjej dallimet dhe të përbashkëtat në mes të ndarjes mejotike dhe mitotike.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Libri Biologjia 9, interneti, laptopi, fotografi.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Gjuhë dhe komunikim, Kimi, TIK, Matematikë.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREStuhi mendimeshMësimdhënësi/ja e fillon orën mësimore, duke i pyetur nxënësit se çfarë dinë për “mejozën”, a kanë dëgjuar më parë për të.Nxënësit mendojnë për pak minuta dhe fillojnë t’i shpalosin mendimet e tyre.LEKSION I AVANCUARMësimdhënësi/ja e realizon pjesën tjetër të orës mësimore, duke paraqitur te nxënësit pjesët kryesore të njësisë mësimore dhe fillon, duke ua shfaqur një fotografi, e ndërkohë sa sqaron ua paraqet edhe një video të shkurtër, për procesin në fjalë.

