Page 53 - Demo
P. 53
Biologjia 951ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IXTema (nga plani dymujor):Trashëgimia te njeriu,Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):Shpjegon konceptet dhe përkufizimet themelore të trashëgimisë te bota e gjallë, me theks trashëgiminë te njeriu.Përshkruan ndërtimin e bërthamës qelizore. Shpjegon materialin bërthamor, me theks ndërtimin e kromozomeve;Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I 6. Analizon përmbajtjen dhe kuptimin e nocioneve (koncepteve) të reja, duke përdorur leksikun adekuat, të përshtatshëm dhe të saktë, dhe i bën ato pjesë të dosjes mësimore. II.2 Përzgjedh informata nga ASPEKTET burime të ndryshme, për një temë konkrete, i klasifikon ato në bazë të një kriteri të caktuar, dhe i përdor ato për marrjen e një vendimi apo për zgjidhjen e një problemi/detyre. II. 7 Shfrytëzon teknika të ndryshme në mënyrë të efektshme gjatë të nxënit të temës së dhënë, duke veçuar informatat që i kupton nga informatat e reja, të panjohura, si dhe informatat që për të mbeten ende të paqarta.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Dallon dhe krahason ndërtimin dhe funksionin e qelizës, indeve, organeve dhe sistemeve të organeve, duke u referuar biodiversitetit të qenieve të gjalla. Dallon shkaktarët e sëmundjeve te njeriu, te shtazët, te bimët dhe mënyrat e kontrollit të tyre, metabolizmin, zhvillimin individual të njeriut dhe evolucionin e qenieve të gjalla. Shpjegon rolin e karbohidrateve, mineraleve, lipideve, proteinave, vitaminave, ujit dhe fibrave për dietë të shëndetshme dhe llogarit nevojën ditore për energji nga ushqimet e konsumuara.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Gjenet dhe trashëgimiaFjalët kyçe: pasardhës, bërthamë, kromozom, ADNRezultati/et e të nxënit për orë mësimore:Shpjegon konceptet dhe përkufizimet themelore të trashëgimisë te bota e gjallë, me theks trashëgiminë te njeriu; Përshkruan ndërtimin e bërthamës qelizore;Shpjegon ndërtimin e materialit bërthamor, më saktë të kromozomeve;Kriteret e suksesit:Veçon trashëgiminë dhe rëndësinë e trashëgimisë te qeniet e gjalla. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Libri Biologjia 9, interneti, laptopi

