Page 57 - Demo
P. 57
Biologjia 955ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IXTema (nga plani dymujor):Trashëgimia te njeriuRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):Shpjegon kryqëzimin dhe rregullat e trashëgimisë bazuar në Ligjet e Mendelit.Zbaton parimet e trashëgimisë së Mendelit për të bërë parashikime lidhur me paraqitjen e cilësive në pasardhës.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.5. Prezanton para të tjerëve një projekt për një temë të dhënë, të përgatitur vetë ose në bashkëpunim me grupin, duke gërshetuar format e komunikimit verbal, elektronik dhe veprimin praktik.I.2 Përzgjedh informata nga burime të ndryshme, për një temë konkrete, i klasifikon ato në bazë të një kriteri të caktuar, dhe i përdor ato për marrjen e një vendimi apo për zgjidhjen e një problemi/detyre.II.2. Shfrytëzon në mënyrë efikase fjalorët, enciklopeditë dhe teknologjinë informativ apo burimet e tjera gjatë ndërtimit të një ideje ose projekti me bazë klase/shkolle ose jashtë saj.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Dallon dhe krahason ndërtimin dhe funksionin e qelizës, indeve, organeve dhe sistemeve të organeve, duke u referuar biodiversitetit të qenieve të gjalla. Dallon shkaktarët e sëmundjeve te njeriu, te shtazët, te bimët dhe mënyrat e kontrollit të tyre, metabolizmin, zhvillimin individual të njeriut dhe evolucionin e qenieve të gjalla. Shpjegon rolin e karbohidrateve, mineraleve, lipideve, proteinave, vitaminave, ujit dhe fibrave për dietë të shëndetshme dhe llogarit nevojën ditore për energji nga ushqimet e konsumuara.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Ligjet e trashëgimisë të Gregor MendelitFjalët kyçe: trashëgimi, kromozome, dominant, recesivRezultati/et e të nxënit për orë mësimore:Shpjegon hulumtimet e Gregor Mendelit; Sqaron termat dominant dhe recesiv;Kriteret e suksesit:Vlerëso hulumtimin dhe eksperimentet e Mendelit;Gjej veçoritë dominante të trashëguara nga brezi i tretë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Libri Biologjia 9.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Gjuhë dhe komunikim, TIK, Kimi, Matematikë.

