Page 59 - Demo
P. 59
Biologjia 957ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IXTema (nga plani dymujor):Trashëgimia te njeriuRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):Zbaton parimet e trashëgimisë së Mendelit për të bërë parashikime lidhur me paraqitjen e seksit/gjinisë së pasardhësit te njeriu.Shpjegon trashëgiminë e veçorive dominante dhe recesive te njeriu. Vlerëson rolin e trashëgimisë te njeriu.Hulumton me cilin kombinim të kromozomeve seksuale përcaktohet seksi mashkullor dhe ai femëror te njeriu.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.1. Paraqet, në formë gojore ose të shkruar, grafike, me simbole, argumente të veçanta për të sforcuar mendimin apo qëndrimin e vet për një problem nga fusha të caktuara.IV.1. Vlerëson rëndësinë e punës individuale dhe në grupe për zhvillimin e komunitetit, duke paraqitur, në forma të ndryshme të të shprehurit, shembuj konkretë nga jeta e përditshme.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Dallon dhe krahason ndërtimin dhe funksionin e qelizës, indeve, organeve dhe sistemeve të organeve, duke u referuar biodiversitetit të qenieve të gjalla. Dallon shkaktarët e sëmundjeve te njeriu, te shtazët, te bimët dhe mënyrat e kontrollit të tyre, metabolizmin, zhvillimin individual të njeriut dhe evolucionin e qenieve të gjalla. Shpjegon rolin e karbohidrateve, mineraleve, lipideve, proteinave, vitaminave, ujit dhe fibrave për dietë të shëndetshme dhe llogarit nevojën ditore për energji nga ushqimet e konsumuara.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Gjenotipi dhe fenotipiFjalët kyçe: alel, homozigot, heterozigot, gjini, X, YRezultati/et e të nxënit për orë mësimore:Shpjegon trashëgiminë e veçorive dominante dhe recesive te njeriu.Zbaton parimet e trashëgimisë së Mendelit për të bërë parashikime lidhur me paraqitjen e gjinisë; Vlerëson rolin e trashëgimisë te njeriu.Kriteret e suksesit:Jep shembuj të parashikimeve lidhur me paraqitjen e gjinisë; Numëro shembuj të veçorive dominante dhe recesive;Analizo rëndësinë e trashëgimisë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Libri Biologjia 9.

