Page 60 - Demo
P. 60


                                    Libër për mësuesin/en58Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhë dhe komunikim, TIK, Kimi, Matematikë.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESTUHI MENDIMESHGjatë kësaj faze, mësimdhënësi/ja u kërkon nxënësve t’i shprehin mendimet e tyre për vetitë e trashëguara nga paraardhësit e tyre.GRUPET E EKSPERTËVEMësimdhënësi/ja zgjedh të punojë përmes grupeve të ekspertëve. Nxënësit ndahen në grupe pune dhe cakton numrat nga 1-5 për secilin nxënës të çdo grupi, orientohet në libër të lexojnë secili nxënës nga një pjesë.1-shat lexojnë: Si trashëgohen gjenet me predispozita për veti të caktuara? 2-shat lexojnë: Gjenet me predispozita dominante dhe recesive;3-shat lexojnë: Dy prindër me sy kafe mund të kenë fëmijë me sy të gjelbër dhe të kaltër; 4-shat lexojnë: Dy prindër me sy të kaltër nuk mund të kenë fëmijë me sy kafe;5-shat lexojnë: Përcaktimi i seksit - vajzë apo djalë?Pasi nxënësit ta kenë kuptuar pjesën e tyre, fton që në një grup të bashkohen numrat 1 nga të gjitha grupet, pastaj në grupin tjetër numrat 2, në grupin tjetër numrat 3, në grupin tjetër numrat 4, në grupin e fundit numrat 5. Kështu, të bashkuar fton nxënësit të diskutojnë në mes tyre lidhur me atë çfarë lexuan, sa kanë mbajtur në mend, dhe këto informacione t’i shkëmbejnë me njëri - tjetrin. Pas pak minutash, fton nxënësit të kthehen në grupet e tyre fillestare dhe aty të diskutojnë prapë për atë çfarë mbajtën në mend secili për pjesën e tyre.DISKUTIMIPasi të mbarojë diskutimi, për disa minuta fton nxënësit ta fillojnë diskutimin së bashku, duke i ndihmuar me pak pyetje për orientim.Fillimisht udhëzon nxënësit të tregojnë se gjenet, që përcaktojnë një veti të vendosur në një çift kromozomesh, quhen gjene alele. Njerëzit, të cilët kanë gjene alele për të dy ngjyrat, ngjyrë kafe dhe të kaltër të syve, kanë gjasa që 75% të fëmijëve të tyre të kenë sy kafe dhe 25% të kenë sy të kaltër. Kjo sepse ngjyra kafe mbizotëron (dominon) mbi të kaltërtën. Një gjen alel dominant gjithmonë do ta shprehë karakteristikën e tij. Gjinia e një personi përcaktohet nga kombinimi i kromozomeve seksuale X dhe Y, kur qeliza vezë dhe spermatozoidi bashkohen. Femra përmban një palë kromozome të quajtura XX. Mashkulli përmban një palë kromozome të quajtura XY.(një shembull i diskutimit)VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësim për nxënie (informatë kthyese, vlerësim i ndërsjellë).DETYRAT DHE PUNA E PAVARURREFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64