Page 62 - Demo
P. 62
Libër për mësuesin/en60Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhë dhe komunikim, TIK, Kimi, Matematikë.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESTUHI MENDIMESHGjatë kësaj faze, mësimdhënësi/ja u kërkon nxënësve t’i shprehin mendimet e tyre për vetitë e trashëguara nga paraardhësit e tyre.GRUPET E EKSPERTËVEMësimdhënësi/ja zgjedh të punojë përmes grupeve të ekspertëve. Nxënësit ndahen në grupe pune dhe cakton numrat nga 1-5 për secilin nxënës të çdo grupi, orientohet në libër të lexojnë secili nxënës nga një pjesë.1-shat lexojnë: Si trashëgohen mutacionet caktuara? 2-shat lexojnë: Faktorët gjenetike 3-shat lexojnë: trashëgimia e mutacioneve nga prindi ne pasardhës 4-shat lexojnë: Faktorët qe shkaktojnë mutacionet 5-shat lexojnë: Shembuj te mutacioneve. Pasi nxënësit ta kenë kuptuar pjesën e tyre, fton që në një grup të bashkohen numrat 1 nga të gjitha grupet, pastaj në grupin tjetër numrat 2, në grupin tjetër numrat 3, në grupin tjetër numrat 4, në grupin e fundit numrat 5. Kështu, të bashkuar fton nxënësit të diskutojnë në mes tyre lidhur me atë çfarë lexuan, sa kanë mbajtur në mend, dhe këto informacione t’i shkëmbejnë me njëri - tjetrin. Pas pak minutash, fton nxënësit të kthehen në grupet e tyre fillestare dhe aty të diskutojnë prapë për atë çfarë mbajtën në mend secili për pjesën e tyre.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësim për nxënie (informatë kthyese, vlerësim i ndërsjellë).DETYRAT DHE PUNA E PAVARURREFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

