Page 63 - Demo
P. 63
Biologjia 961ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IXTema (nga plani dymujor):Trashëgimia te njeriuRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):Numëron disa cilësi që i përcaktojnë kromozomet autosome dhe kromozomet seksuale.Definon termin mutacion dhe emërton disa faktorë mutagjenë.Vlerëson rolin e trashëgimisë te njeriu.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):.I.1. Transmeton saktë të dhënat e mbledhura për një temë konkrete, në formë tekstuale, numerike, verbale, elektronike apo në ndonjë formë tjetër të të shprehurit.I.2 Përzgjedh informata nga burime të ndryshme, për një temë konkrete, i klasifikon ato në bazë të një kriteri të caktuar dhe i përdor ato për marrjen e një vendimi apo për zgjidhjen e një problemi/detyre.II.7. Interpreton me fjalë, me shkrim/me gojë një rregull, koncept apo proces të caktuar, duke e ilustruar atë me shembuj konkretë nga situata të jetës së përditshme.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Dallon dhe krahason ndërtimin dhe funksionin e qelizës, indeve, organeve dhe sistemeve të organeve, duke u referuar biodiversitetit të qenieve të gjalla. Dallon shkaktarët e sëmundjeve te njeriu, te shtazët, te bimët dhe mënyrat e kontrollit të tyre, metabolizmin, zhvillimin individual të njeriut dhe evolucionin e qenieve të gjalla. Shpjegon rolin e karbohidrateve, mineraleve, lipideve, proteinave, vitaminave, ujit dhe fibrave për dietë të shëndetshme dhe llogarit nevojën ditore për energji nga ushqimet e konsumuara.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Përcaktimi i gjinisëFjalët kyçe: mutacion, mutagjen, sindroma Down, faktor i jashtëm.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Libri Biologjia 9, llaptopi, projektori (TV), fotografi.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhë dhe komunikim, TIK, Kimi, Matematikë.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREIMAGJINATË E DREJTUARGjatë kësaj faze, mësimdhënësi/ja u kërkon nxënësve të shikojnë në ekran disa fotografi. U kërkon nxënësve që t’i përcjellin me vëmendje, dhe pasi t’i kenë përcjellë të gjitha fotot, fillon diskutimin se çfarë paraqesin fotografitë.

