Page 64 - Demo
P. 64
Libër për mësuesin/en62ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla e kurrikulës: IVKlasa: IXTema (nga plani dymujor):Zhvillimi individual i njeriutRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):Përshkruan krijimin e qelizave seksuale te njeriu (spermatogjeneza dhe oogjeneza).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.2 Përzgjedh informata nga burime të ndryshme për një temë konkrete, i klasifikon ato në bazë të një kriteri të caktuar, dhe i përdor ato për marrjen e një vendimi apo për zgjidhjen e një problemi/detyre.II.7. Interpreton me fjalë, me shkrim/me gojë një rregull, koncept apo proces të caktuar, duke e ilustruar atë me shembuj konkretë nga situata të jetës së përditshme.II.7 Shfrytëzon teknika të ndryshme në mënyrë të efektshme gjatë të nxënit të temës së dhënë, duke veçuar informatat që i kupton nga informatat e reja, të panjohura, si dhe informatat që për të mbeten ende të paqarta.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Dallon dhe krahason ndërtimin dhe funksionin e qelizës, indeve, organeve dhe sistemeve të organeve, duke u referuar biodiversitetit të qenieve të gjalla. Dallon shkaktarët e sëmundjeve te njeriu, te shtazët, te bimët dhe mënyrat e kontrollit të tyre, metabolizmin, zhvillimin individual të njeriut dhe evolucionin e qenieve të gjalla. Shpjegon rolin e karbohidrateve, mineraleve, lipideve, proteinave, vitaminave, ujit dhe fibrave për dietë të shëndetshme dhe llogarit nevojën ditore për energji nga ushqimet e konsumuara.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Nga zigota deri në lindjeFjalët kyçe: spermatogjenezë, ovogjenezë, spermatocite primare dhe oocite primare.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:Përshkruan procesin e spermatogjenezës; Shpjegon procesin e ovogjenezës.Kriteret e suksesit:Specifiko fazat e procesit të spermatogjenezës; Dallo spermatogjenezën nga ovogjeneza.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Libri Biologjia 9, laptopi, projektori (TV), fotografi.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhë dhe komunikim, TIK, Kimi, Matematikë.

