Page 67 - Demo
P. 67


                                    Biologjia 965Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Libri Biologjia 9, laptopi, projektori (TV), fotografi.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhë dhe komunikim, TIK, Kimi, Matematikë.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREIMAGJINATË E DREJTUARGjatë kësaj faze, mësimdhënësi/ja u kërkon nxënësve ta shikojnë në ekran një video, në të cilën bëhet fjalë për frytnimin: https://www.youtube.com/watch?v=_5OvgQW6FG4.U kërkon nxënësve që ta përcjellin me vëmendje videon, dhe pasi ta kenë përcjellë, fillon diskutimin se çfarë kanë parë në video, çfarë është e veçanta e videos etj.DITARI DYPJESËSHMësimdhënësi/ja organizon në dyshe grupet e punës. Udhëzon nxënësit se çfarë duhet të lexojnë, duke mbajtur shënime, dhe të interpretojnë, duke plotësuar modelin e ditarit dypjesësh, si në tabelë. Në njërën anë do t’i shkruajnë konceptet kryesore, e përkrah saj do t’i sqarojnë këto koncepte me fjali të shkurtra dhe kuptimplota.RRJETI I DISKUTIMITPasi nxënësit ta kenë plotësuar ditarin dypjesësh, fton ata për diskutim lidhur me sqarimet e koncepteve.Gjithashtu, bazuar në fotografi, nxënësit japin sqarimet e nevojshme (p.sh. fazat e zhvillimit të embrionit).VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësim për nxënie (informatë kthyese, vlerësim i ndërsjellë).DETYRAT DHE PUNA E PAVARURREFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71