Page 68 - Demo
P. 68
Libër për mësuesin/en66ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IXTema (nga plani dymujor):EvolucioniRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):Shpjegon teoritë e zhvillimit (evolucionit) të botës së gjallë.Analizon faktorët e ndryshëm evolutivë, që ndikuan në zhvillimin dhe përsosjen e qenieve të gjalla.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2. Përshkruan një ngjarje, të dhënë si detyrë, të lexuar ose të dëgjuar më parë, në formë verbale, vizuale ose me shkrim, duke ruajtur rrjedhën logjike të saj. I.6. Analizon përmbajtjen dhe kuptimin e nocioneve (koncepteve) të reja, duke përdorur leksikun adekuat, të përshtatshëm dhe të saktë, dhe i bën ato pjesë të dosjes mësimore.I.1. Paraqet, në formë gojore ose të shkruar, grafike, me simbole, argumente të veçanta për ta sforcuar mendimin apo qëndrimin e vet për një problem nga fusha të caktuara.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Dallon dhe krahason ndërtimin dhe funksionin e qelizës, indeve, organeve dhe sistemeve të organeve, duke u referuar biodiversitetit të qenieve të gjalla. Dallon shkaktarët e sëmundjeve te njeriu, te shtazët, te bimët dhe mënyrat e kontrollit të tyre, metabolizmin, zhvillimin individual të njeriut dhe evolucionin e qenieve të gjalla. Shpjegon rolin e karbohidrateve, mineraleve, lipideve, proteinave, vitaminave, ujit dhe fibrave për dietë të shëndetshme dhe llogarit nevojën ditore për energji nga ushqimet e konsumuara.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Fosilet si dëshmi të jetës në TokëFjalët kyçe: fosilet, kohë gjeologjike, teoria e evolucionitRezultati/et e të nxënit për orë mësimore:Shpjegon teoritë e zhvillimit (evolucionit) të botës së gjallë;Analizon faktorët e ndryshëm evolutivë, që ndikuan në zhvillimin dhe përsosjen e qenieve të gjalla.Kriteret e suksesit:Defino termin evolucion;Veço karakteristikat e kohës gjeologjike.

