Page 69 - Demo
P. 69
Biologjia 967ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IXTema (nga plani dymujor):EvolucioniRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):Shpjegon teoritë e zhvillimit (evolucionit) të botës së gjallë.Analizon faktorët e ndryshëm evolutivë, që ndikuan në zhvillimin dhe përsosjen e qenieve të gjalla. Zbaton dhe komenton fjalorin dhe përkufizimet kryesore që kanë të bëjnë me evolucionin.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I-1. Transmeton saktë të dhënat e mbledhura për një temë konkrete, në formë tekstuale, numerike, verbale, elektronike apo në ndonjë formë tjetër të të shprehurit.II- 8. Identifikon, me anë të krahasimit, dallimet dhe ngjashmëritë midis ligjeve dhe dukurive që ndodhin në natyrë me ato në shoqëri, duke vënë në dukje lidhjen shkak - pasojë midis këtyre dukurive.III. 7. Shfrytëzon teknika të ndryshme në mënyrë të efektshme gjatë të nxënit të temës së dhënë, duke veçuar informatat që i kupton nga informatat e reja, të panjohura, si dhe informatat që për të mbeten ende të paqarta.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Dallon dhe krahason ndërtimin dhe funksionin e qelizës, indeve, organeve dhe sistemeve të organeve, duke u referuar biodiversitetit të qenieve të gjalla. Dallon shkaktarët e sëmundjeve te njeriu, te shtazët, te bimët dhe mënyrat e kontrollit të tyre, metabolizmin, zhvillimin individual të njeriut dhe evolucionin e qenieve të gjalla. Shpjegon rolin e karbohidrateve, mineraleve, lipideve, proteinave, vitaminave, ujit dhe fibrave për dietë të shëndetshme dhe llogarit nevojën ditore për energji nga ushqimet e konsumuara.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Faktorët evolutivëFjalët kyçe: seleksionim, mjedis, homologe, analoge, evolucionRezultati/et e të nxënit për orë mësimore:Analizon dëshmi të tjera për ta vërtetuar teorinë e evolucionit;Vlerëson praninë e organeve homologe dhe analoge për ta vërtetuar farefisninë; Shpjegon termin luftë për mbijetesë.Kriteret e suksesit:Shpjego procesin e zhvillimit evolutiv përmes vargut paleontologjik te kali; Veço se çfarë vërtetojnë organet analoge;Analizo rëndësinë e seleksionimit natyror.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Libri Biologjia 9.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Gjuhë dhe komunikim, Histori, Gjeografi.

