Page 70 - Demo
P. 70
Libër për mësuesin/en68PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREDISKUTIM PARAPRAKMësimdhënësi/ja i orienton nxënësit të mbledhin informacione, bazuar në njohuritë që ata kanë nga burime të ndryshme të informacionit për teoritë evolutive dhe seleksionimin natyror, po ashtu edhe për ndryshimet e llojeve.Mësimdhënësi/ja drejton pyetjet:Cilat argumente tregojnë që teoria e evolucionit është e vërtetë? Çfarë dini për seleksionimin natyror?U lë pak kohë të mendojnë, e pastaj ta fillojnë diskutimin rreth përgjigjjeve.3. Shpjegoni termin ‘luftë për mbijetesë’;4. Çfarë kuptojmë me seleksionim natyror?5. Shpjego rëndësinë e seleksionimit natyror;6. Shpjegoni kuptimin “mbijetesë e llojeve më të përshtatshme”;7. Çfarë ndodh, nëse, për periudha të gjata kohore, brenda një lloji zhvillohen ndryshime, merr shembull ishullin Gallapagos.KLLASTERPasi nxënësit kanë lexuar dhe kanë komentuar njësinë mësimore, mësimdhënësi/ja i fton ata ta punojnë një kllaster në formë të përmbledhjes, me njohuritë që tashmë i kanë fituar.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësim për nxënie (informatë kthyese, vlerësim i ndërsjellë).DETYRAT DHE PUNA E PAVARURShkruani një ese deri në 500 fjalë për origjinën e jetës në tokë.REFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

