Page 71 - Demo
P. 71


                                    Biologjia 969ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IXTema (nga plani dymujor):EvolucioniRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):Shpjegon origjinën e njeriut si produkt të përzgjedhjes natyrore dhe të kushteve jetësore.Përshkruan origjinën e njeriut dhe numëron paraardhësit e tij.Analizon racat njerëzore dhe kushtet që kanë ndikuar në lindjen e racave njerëzore.Emëron racat kryesore dhe interpretonpikëpamjet pseudoshkencore për racat.Shpjegon rregullimin e jetës shoqërore të njeriut (normat shoqërore, morale dhe ligjet juridike).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I- 5. Prezanton para të tjerëve një projekt për një temë të dhënë, të përgatitur vetë ose në bashkëpunim me grupin, duke gërshetuar format e komunikimit verbal, elektronik dhe veprimin praktik.II-6 Demonstron zgjidhjen e një problemi (matematik, linguistik etj.) bazuar në të dhënat tekstuale ose tekstuale numerike, eksperimentale të detyrës, e cila bëhet në klasë/shkollë apo jashtë saj, duke arsyetuar me gojë zbatimin e ecurive përkatëse për arritjen e rezultatit.III-2. Shfrytëzon në mënyrë efikase fjalorët, enciklopeditë dhe teknologjinë informative apo burimet e tjera gjatë ndërtimit të një ideje ose projekti me bazë klase/shkolle ose jashtë saj.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Dallon dhe krahason ndërtimin dhe funksionin e qelizës, indeve, organeve dhe sistemeve të organeve, duke u referuar biodiversitetit të qenieve të gjalla. Dallon shkaktarët e sëmundjeve te njeriu, te shtazët, te bimët dhe mënyrat e kontrollit të tyre, metabolizmin, zhvillimin individual të njeriut dhe evolucionin e qenieve të gjalla. Shpjegon rolin e karbohidrateve, mineraleve, lipideve, proteinave, vitaminave, ujit dhe fibrave për dietë të shëndetshme dhe llogarit nevojën ditore për energji nga ushqimet e konsumuara.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Origjina i njeriutFjalët kyçe: Australopitekusi, Homo habilis, Homo erektu, Homo sapiens, Njeriu neandertalRezultati/et e të nxënit për orë mësimore:Përshkruan origjinën e njeriut;Analizon racat njerëzore dhe kushtet që kanë ndikuar në lindjen e racave njerëzore;
                                
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75