Page 73 - Demo
P. 73


                                    Biologjia 971ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Klasa: IXLënda: Biologji Shkalla e kurrikulës: IVTema (nga plani dymujor):Shëndeti, sjelljet dhe emocionet e njeriutRezultati i të nxënit të temës (nga planidymujor):Shpjegon konceptet dhe përkufizimet themelore të trupit te njeriu.Analizon faktorët të cilët ndikojnë në shëndetin fizik dhe emocional të njeriut.Vlerëson rolin e shëndetit për njeriun.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):1. Transmeton saktë të dhënat e mbledhura për një temë konkrete, në formë tekstuale, numerike, verbale, elektronike apo në ndonjë formë tjetër të të shprehurit.7 Shfrytëzon teknika të ndryshme në mënyrë të efektshme gjatë të nxënit të temës së dhënë, duke veçuar informatat që i kupton nga informatat e reja, të panjohura, si dhe informatat që për të mbeten ende të paqarta.VI. 1. Praktikon të drejtat dhe detyrimet e qytetarisë në situata konkrete jetësore të përditshme, qoftë në klasë, qoftë në shkollë apo gjetiu (si: gjatë diskutimit, respektimit të mendimit të tjetrit etj).VI. 6. Identifikon paragjykimet apo dukuritë jo të mira në klasë, në shkollë apo në komunitet, merr qëndrim ndaj tyre, duke propozuar veprime konkrete për luftimin e tyre.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Dallon dhe krahason ndërtimin dhe funksionin e qelizës, indeve, organeve dhe sistemeve të organeve, duke iu referuar biodiversitetit të qenieve të gjalla. Dallon shkaktarët e sëmundjeve te njeriu, te shtazët, te bimët dhe mënyrat e kontrollit të tyre, metabolizmin, zhvillimin individual të njeriut dhe evolucionin e qenieve të gjalla. Shpjegon rolin e karbohidrateve, mineraleve, lipideve, proteinave, vitaminave, ujit dhe fibrave për dietë të shëndetshme dhe llogarit nevojën ditore për energji nga ushqimet e konsumuara.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Shëndeti dhe sjelljaFjalët kyçe: shëndeti, faktor mjedisor, faktor gjenetik, shëndet mendor
                                
   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77